• |
ide | kryesore

Inter ka tjetër version: fyerje e kërcënime për Conte e Orialin nga drejtuesit e Juventus

-Instant, Sport



Nga fundi i nxehtë i gjysëmfinales së kthimit të Kupës së Italisë Juventus-Inter nuk është kuptuar shumë. Në fund të takimit, Juve u bëri të ditur gazetarëve të pranishëm në Stadium, se Conte kishte ofenduar klubin e Juventusit ndërsa vetë tekniku i Inter, në sallën e shtypit, foli për mungesë edukate dhe respekti për punën e tij. Versioni i Interit është i ndryshëm. Zikaltrit, edhe pa praninë e tifozëve, kanë qenë objekt i shkeljeve të përsëritura dhe provokimeve brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë gjithë pjesës së parë Presidenti Agnelli ka fyer vazhdimisht trajnerin e Interit, që reagoi gjatë kthimit për në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë. Pikërisht në pushim ka patur një tjetër konfrontim mes Oriali dhe Paratici. Me drejtuesin e Juventusit që i ka drejtuar kërcënime të rënda ndaj kolegut të tij. Në pjesën e dytë, ka patur të tjera fyerje nga Agnelli (gjithashtu president i ECA, Shoqata e Klubeve Evropiane) ndaj Contes. Ka ndodhur më pas gjithcka pas fishkëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Presidenti i Juve, i inkuadruar nga kamerat, zbret në dhomën e zhveshjes direkt nga tribunat (i kapur nga TV ndërsa fyen me zë të lartë trajnerin e zikaltërve) pa përdorur kalimin e brendshëm për drejtuesit. Një ndjekje e vërtetë ndaj Contes i cili po kthehej në dhomën e zhveshjes së miqve dhe këtu ka patur përsëri fyerje. Me insistimin e gazetarëve për të kuptuar dinamikën e ngjarjeve pas ndeshjes, Conte u kufizua në theksimin se arbitri i katërt ishte dëshmitar i gjithçkaje që ndodhi mes tij dhe Agnelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *