• |
ide | kryesore

Manastirliu: Mësim online në zonat e rriskut, zgjatje e sezonit në universitete

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një konference live për mediat kanë njoftuar disa ndryshime në masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Pas njoftimit të ndalimit të lëvizjes pas orës 20:00, Komiteti ka dhënë një njoftim për sistemin arsimor. Nga ministria njoftohet se është vendosur që në bashkitë me rrezik të lartë në shkollat e mesme, mësimi të kalojë online.

“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt. Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë”, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.



1 Comment

  1. Fati yne ne doren e vajtojcave ose shtrigave te salemit. Masat duheshin marre me heret se tani nuk kane me dobi. Vet u vaksinuat gjithsesi. Mjere populli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *