• |
ide | kryesore

Michelle Obama, me emision gatimi në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Michelle Obama, do të nisë një emision kuzhine në Netflix që i dedikohet publikut të ri në moshë.

Ajo do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e emisionit “waffles+Mochi”, i cili do të nisë të shfaqet më 16 mars. Duke folur për emisionin e saj, Michelle ka sqaruar se përmbajtja do të jetë e përshtatshme për fëmijët.

Në emision do të shfaqen dy kukulla me emrat waffles dhe Mochi, ndërsa ajo do të vijë si pronare e dyqanit dhe emisioni do të tregojë rrugëtimin e tyre në përpjekje për t’u bërë kuzhinierë.

Tema e emisionit është e lidhur me sloganin e Michelle, “Let’s move” (Të lëvizim) që ka shënjuar fushatën e saj për shëndetin publik që ka pasur për qëllim luftimin e mbipeshës te fëmijët.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *