• |
ide | kryesore

Po vjen acari me -16 gradë/ Sinoptikanët: Bëhuni gati për ditët më të ftohta të dimrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I ftohti i acartë po afron. Duke nisur nga kjo e premte, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht të ulëta. Këtë e konfirmoi meteorologu Hakil Osmani, i cili tha se temperaturat në zonat malore pritet të shkojnë deri në -16 gradë Celcius.

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian. Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar. Por jo vetëm vlerat minimale do të jenë negative, pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative”, tha ai.

Kjo periudhë e ftohtë, sipas Osmanit, do të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.

“Kjo e periudhë e cila do të sjellë vlera ekstremisht të ulëta në territorin shqiptar, pritet të jetë prezente edhe në javën tjetër duke bërë që vetëm ditën e shtunë të javës tjetër dhe të dielën të kemi tërheqje disi të masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin temperatura ekstremisht të ulëta”, tha në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Osmani tha se kjo pritet të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.

“Këto temperatura që do të përjetojmë gjatë kësaj jave do të jenë më të ulëtat, pasi pritet që temperaturat të ulen deri në minus 16 gradë Celcius në zonat malore të banuara, ndërsa në zonat e thella, këto vlera termike do të jenë edhe më të ulëta. Kështu që kjo javë do të jetë java më e ftohtë e dimrit për 2021-n”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *