• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon arrest me burg për sanitaren dhe 3 infermieret te “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek “Shefqet Ndroqi”.


Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat.


Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim, shkruan Balkanweb.

Në fillim u zbulua sanitarja Tire Alldervishi e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj. Më pas erdhën dhe 4 arrestimet e tjera.

4 Comments

  1. Titull i pasakte.

    Prokuroria ka kerkuar 45 dite MASE SIGURIE dhe jo kerkesen per denimin final.
    Nese per keto 45 dite prokuroria nuk arrin dot te vertetoje me prova akuzen atehere ato lirohen.
    Nese prokuroria arrijn te gjeje provat , atehere hapet gjyqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu