• |
ide | kryesore

PS depoziton në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit

Partia Socialiste ka depozituar mesditën e kësaj të mërkure, 10 shkurt, kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.


Pritet që ditën në vijim, KQZ të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore.

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te jene regjistruar koalicionet.


Ndersa deri ne datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Partitë e regjistruara deri sot në KQZ

Partia Lëvizja për Ndryshim;

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare;

Partia Ora e Shqipërisë;

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;

Partia Bindja Demokratike;

Partia Lëvizja e Legalitetit;

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet;

Partia Balli Komëtar;

Partia Emigracioni Shqiptar;

Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë.

6 Comments

  1. Basha është njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë, sipas saj ai i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitar, si dhe i fali të gjitha këshillat bashkiak e bashkë më ta të gjitha bashkitë e mandatit të dytë. Ajo shtoi se Basha është ai që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hynë si pa te keq ne zgjedhje pikërisht me ER.Thuaj ne shpella o namyti shpellkari

  2. Shyqyr o lapsi qe na dhe kte lajm te shum pritur, sepse sinqerisht menduam se sdo rregjistroheshin, te falenderojme prap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu