• |
ide | kryesore

Rrëmbehet anija në Britani/ Dyshohet se autorët janë shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani.

Një anije raportohet se është rrëmbyer nga disa shqiptarë sipas mediave vendase, por këto janë zëra që priten të hetohen pas zbardhjes së ngjarjes. Incidenti ka ndodhur në ishullin e Portland.

Sipas mediave britanike, shtatë persona u arrestuan pasi u ngjitën në një anije tregtare në Kanalin Anglez me destinacion Dorset.

Burrat, të raportuar si emigrantë, të cilët policia beson se janë shtetas shqiptarë, u gjetën në bordin e anijes tregtare, Chise Bulker, në brigjet e Portland, afër Weymouth në Dorset.

Kapiteni i anijes raportoi për një person që kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Hetimet e policisë zbuluan se kishte ‘një numër të vogël individësh të paidentifikuar’ në bordin e anijes.

Ata u arrestuan dhe u shoqëruan sot, 24 orë pas thirrjes së parë për ndihmë.

Një zëdhënës i Policisë së Dorset i tha Mirror se ata u arrestuan “nën dyshimin e veprave të imigracionit, por këto çështje do të merren nga Forcat Kufitare dhe Vizat dhe Imigracioni në MB”.

Anija, në pronësi të Orix Corp me seli në Japoni, kishte mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar të martën herët, pasi ishte ngarkuar në portin e Rouen në Francë.

Anija u përpoq të kthehej në Francë, por u refuzua nga portet franceze.

Raportimet thonë se personat ilegalë në anije u përpoqën të merrnin kontrollin e anijes, ata u bënë të dhunshëm duke dëmtuar ekuipazhin ndërsa kapiteni u dëgjua duke qarë dhe në ankth përmes telefonit, por këto zëra nuk janë konfirmuar nga policia.

Një zëdhënës i Policisë Dorset tha në një deklaratë: “Ne morëm një telefonatë rreth orës 5.40 të mëngjesit të martën, 9 shkurt 2021 nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person që thuhet se kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e një anijeje tregtare, të quajtur Chise Bulker, jashtë bregdetit të Portland.

Pas hetimeve, u vërtetua se kishte një numër të vogël individësh të paidentifikuar që ishin vendosur në bordin e anijes dhe askush prej tyre nuk kërkonte ndonjë ndihmë mjekësore.

“Oficerët e lidhur me Forcën Kufitare, ekuipazhin e anijes dhe agjencitë e tjera partnere morën masa që anija të ankorohej në Portland.

“Një total prej shtatë individësh, – që besohet të jenë shtetas shqiptarë, – u arrestuan nga policia dhe u shoqëruan nga anija. Ata do të konsiderohen nga Forcat Kufitare dhe Vizat dhe Imigracioni i MB për vepra të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *