• |
ide | kryesore

Sulmi në “Capitol Hill”/ Senati voton si kushtetues gjyqin ndaj Trump

Arkiva, Lajme, Planet



Të martën në mbrëmje, Senati Amerikan votoi pro gjyqit kundër ish-presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme në SHBA. Gjatë seancës së 9 shkurtit u votua me 56 vota pro dhe 44 kundër se gjyqi është kushtetues dhe se ndonëse Trump nuk është më president procesi duhet të vijojë. Mbrojtja e ish-presidentit argumentoi se meqenëse Trump nuk është më në detyrë, Senati nuk ka autoritet për këtë gjyq. Megjithatë, shumica e ekspertëve ligjorë thonë se gjykimi është kushtetues, edhe pasi një zyrtar ka lënë detyrën.

Historike ishte që Trump u bë presidenti i parë me dy procese inkriminimi në historinë e SHBA, por tashmë një moment tjetër historik është bërë fakti që një ish-president do të gjykohet në Senat. Seanca nisi me prezantimin nga ligjvënësit demokratë të disa videove nga protesta e 6 janarit ku mbështetës të Trump që kundërshtonin fitoren e Joe Biden sulmuan Kongresin, trazira ku humbën jetën 5 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *