• |
ide | kryesore

Tabaku: Do të rrisim 5% pensionet çdo vit dhe do të ulim kostot e jetesës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në “Facebook” se PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut.

Në mesazhin e saj, Tabaku premton se PD do të luftojë me çdo mënyrë të rrisë punësimin, të zhvillojë sipërmarrjen dhe të luftojë varfërinë.

“PD është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut. Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria.
Ne besojmë se shoqëria jonë i detyrohet atyre dhe familjet tona përpiqen përditë për t’i shërbyer atyre. Prandaj ne angazhohemi që të do të rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë. Do të ulim kostot e jetës, duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti.
Shqipëria Fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqënien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria Fiton”, shkruan Tabaku.



1 Comment

  1. Ne fakt programi i PDs eshte me majtas se ai i PS po te perjashtosh taksen e sheshte.
    PD ka qene dhe mbetet partia e “Tokave te Xanuna” qe kesaj rradhe premton ngritje pensionesh, rrogash, ndihma sociale, subvencionime….. mu si plaku vitit te ri.
    Jemi te djathte thote kjo zonja. Pfffff.
    Seshte cudi qe eshte denuar per shpifje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *