• |
ide | kryesore

U nda nga Jerome Boateng dy javë më parë, gjendet pa jetë ish e fejuara e bavarezit

-Instant, Sport



Mister në Berlin. Kasia Lenhardt, modele dhe ish e dashura e mbrojtësit të Bayern Mynih, Jerome Boateng, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Ajo ishte vetëm 25 vjeç dhe vdekja e saj tani është e rrethuar me paqartësi. Trupin e pajetë të gruas së re – në banesën e saj në Berlin – e ka gjetur policia gjermane. Marrëdhënia midis Kasia dhe Jerome Boateng ka zgjatur pesëmbëdhjetë muaj para se të ndërpritej dy javë më parë. 25 vjecarja, modele që kur ishte shtatë, studente e administratës së biznesit, Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012, kur mori pjesë, shumë e re, në shfaqjen televizive Next Top Model të Gjermanisë.

Në datën 2 shkurt, ditën kur të dy u ndanë, lojtari shkroi në Instagram: “Siç dihet nga media, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Nga tani e tutje do të shkojmë në rrugë të ndara. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është zgjidhja e duhur. I kërkoj falje të gjithëve që lëndova, sidomos ish të dashurën time Rebecca dhe fëmijët tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng”.

Lajmin tragjik të vdekjes e ka konfirmuar kolegia e modeles Sara Kulka, e cila në Instagram komentoi:” Pusho në paqe. Ti person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të kisha dashur të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen tënde tani dhe shpresoj që e vërteta të dalë tani, e di sa dëshiron të ishte kështu. Nuk do të të harroj kurrë, nuk njoh njeri që mund të qeshë si ti. Ngushëllime familjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *