• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta në finale me Juventus: Xhimshiti qesh, Hysaj jo

-Instant, F1, Sport, Video



Fluturon Atalanta, bie Napoli. Në Gewiss Stadium, bergamaskët fitojnë raundin e dytë me të kaltrit duke arritur në finalen e Kupës së Italisë. Objektiv i arritur për njerëzit e Gasperinit, të cilët sistemojnë ekipin e Gattusos duke marrë një fitore të vuajtur, por të merituar. E merituar edhe për një fillimi të shpejtë që shënjoi ndeshjen dhe mbrëmjen magjike të Pessinas. Veprimet e tij zbuluan jo vetëm brishtësinë e repartit mbrojtës të Napolit, por edhe konfirmuan momentin e vështirë që po kalon skuadra e Gattusos, e aftë të reagojë në pjesën e dytë, por shumë pasive dhe e frikësuar në pjesën e parë të lojës.


Me njerëzit e numëruar në krahë, Gasperini la Ilicic në pankinë dhe vendosi Pessina pas Muriel dhe Zapata. Pa Mertens, Koulibaly dhe Manolas, Gattuso mbështetet në dyshen Rrahmani-Maksimovic në mbrojtje dhe Lozano, Osimhen dhe Insigne në sulm. Me një ritëm të mirë dhe me shumë presion në mesfushë Napoli pati mundësinë e parë me Insigne, por ishte Atalanta që bëri ndeshjen duke kërkuar posedim dhe shtytje në krah të Gosens. Por ishte një pavendosmëri e Maksimovic dhe Hysaj që lejoi Zapata të zhbllokonte lojën me një të djathtë të fuqishme dhe precize. Gol vendimtar që e ktheu ndeshjen në binarët e zikaltërve, të cilët pas 15 minutash dyfishuan me një aksion të nisur nga Gosens e përfunduar në mënyrë perfekte në zonë nga Zapata për Pessina. Ekipi i Gasperini mbrojti mirë, ushtroi presing dhe manovroi me saktësi, duke u mbështetur në pasimet e shumta për të ulur ritmin dhe për të menaxhuar ndeshjen.

Me Politano në vend të Elmas, pjesa e dytë filloi me Napolin më agresiv e që shkurtoi distancën me një devijim të Chucky. Gol që i dha Napolit besim dhe rindezi ndeshjen, duke i detyruar zikaltrit të tërhiqen dhe të shtrëngojnë linjat. E megjithatë Pessina fiksoi goditjen fatale, pas një kombinimi të bukur Ilicic-Zapata, që mbylli ndeshjen. Atalanta fluturoi në finalen e Kupës së Italisë, Napoli merr një humbje tjetër të rëndë dhe e ardhmja e Gattusos qëndron pezull mbi pankinën e të kaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *