• |
ide | kryesore

Video/ Dovedan pështyn ish-kapitenin e tij, aktivizohet prova televizive: rregullorja kërcënon dënimin ekzemplar

-Instant, F1, Sport, Video



Ishte rikthimi i parë në Ballsh, tani si kundërshtar, për Valentino Murataj, por mesfushori nuk e priste kurrë ti ndodhte një episod i tillë i shëmtuar si ai i regjistruar në minutën e 7, me protagonist negativ trajnerin e Bylis Vejlko Dovedan. Në të 7 e pjesës së parë, në momente madje kur sfida as nuk ishte ndezur ende mirë, Murataj ndodhej pranë pankinës mallakastriote. Dovedan i afrohet ish-kapitenit të tij dhe pas fjalëve të ashpra e pështyn. Pamjet nuk janë shumë të qarta, por mimika e lëvizjeve nxjerr zbuluar teknikun e Bylisit.

Arbitri i ndeshjes nuk e ka parë epsiodin në fushën e lojës e kjo do të thotë se nuk është marrë asnjë masë për trajnerin e Bylis e ngjarja nuk është shënuar as në relacionin e arbitrit. Por kjo bën që në lojë të futet menjëherë prova televizive. Sipas rregullores së FSHF-së ky gjest (pështyrja) është një nga më të dënueshmet e sanksionohet madje edhe më rëndë se sa një goditje me grusht. Gjërat përkeqësohen nga fakti se gjesti është kryer nga një trajner (në të ftohtë), që normalisht duhet të jetë personi edukues: tani Dovedan rrezikon nga tetë muaj në 1 vit, në rast se Komisioni i Disiplinës vërteton se pështyrja është bërë ndaj Muratajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *