• |
ide | kryesore

Video/ “Ik bjeri by**ës! Fol tani, ko**!”: zbulohen ofendimet mes Conte e presidentit Agnelli

-Instant, Sport, Video

Juventus e Inter kanë një rivalitet që shkon përtej normales, por me ish-teknikun bardhezi e një juventin si Antonio Conte në pankinën e zikaltër, gjërat dukej se mund të merrnin tjetër drejtim. Nuk ka ndodhur kështu, madje ka shkuar më keq. Kamerat televizive kanë filmuar në fund të ndeshjes Presidentin e Juventus Andrea Agnelli totalisht të irrituar, që shprehte adrenalinën e kualifikimit me fjalë të rënda, të cilat u kuptuan qartë, edhe për shkak të mungesës së maskës në fytyrë.


Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, që kanë rindërtuar ngjarjen fjalët e numrit 1 të klubit ishin rezervuar për trajnerin e Inter Antonio Conte, situata me të cilin është tensionuar që në pjesën e parë. “Ik bjeri by**ës tani. Ko**” është lexuar të ketë thënë numri 1 i klubit bardhezi. Trajneri zikaltër ka protestuar në mënyrë tepër agresive për një penallti inekzistente ndaj Lautaro, në kontakt me Bernardeskin e nga pankina bardhezi kanë vërshuar pakënaqësitë. Conte në këtë moment i ka treguar gishtin e mesit në drejtim të tribunës ku ndodhej Agnelli.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu