• |
ide | kryesore

Vrasja e Pelivan Sinanrrapajt/ Gjyqtari kthen në burg dy prej autorëve të vrasjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas presionit të familjes dhe mediatizimit të rastit, gjyqtari i Fierit Piro Sota hedh poshtë vendimin e marrë prej tij me parë. Ndryshe nga hera e parë ai jep masën “arrest me burg” për Festim Alimetajn dhe Ferdinand Merkajn, personat e akuzuar për dhunën që çoi drejt vdekjes mikun e tyre, Pelivan Sinanrrapaj.

Këta të fundit ishin liruar në arrest shtëpie pasi kishin dhunuar me sende të forta Sinanrrapajn, por ankesa e familjarëve dhe presioni mediatik për të zbardhur ngjarjen, bënë që sot gjyqtari të vetëkorrigjohej.

Pelivan Sinanrrapaj 57-vjeç vdiq tek Trauma pas plagëve të marra në shpallur e kokë, ndërkohë Fitim Zekaj ka mbetur sërish jashtë qelisë pasi i është konfirmuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Mbrëmjen e 28 janarit në Ballsh, tre autorët e sipërpërmendur rrahën Pelivan Sinanrrapajn pasi kishin dalë nga një lokal. Ai u dërgua me plagë në spitalin e Traumës, teksa autorët u arrestuan një ditë më vonë, shkruan news 24.

Dy ditë pasi u arrestuan, gjyqtari i Fierit, Piro Sota dha arrest shtëpie për dy prej autorëve, kurse për Fitim Zekajn detyrim paraqitje duke i konsideruar 3 personat pa rrezikshmëri të lartë.

Nga ana tjetër më 7 shkurt, Pelivan Sinanrrapajt ndërroi jetë ndërsa sot gjyqtari Piro Sota rivlerësoi masën e sigurisë duke rikthyer në burg Ferdinand Merkajn me të cilin dyshohet se kishte bërë një debat 2 javë para ngjarjes dhe Festim Alimerkajn.



2 Comments

  1. Pas presionit të familjes dhe mediatizimit të rastit, gjyqtari i Fierit Piro Sota hedh poshtë vendimin e marrë prej tij me parë.

    Jeni qesharake. Thjesht tani jemi ne rastin e vdekjes se personit.

  2. Keto gjyqtare marrin leke per ti liruar, u vjen paralajmerimi nga te afermit e viktimes dhe hopa I fusin perseri ne burg. Kane rene ne hall te shkrete. Njeri I thote liroji, tjetri thote jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *