• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, Basha nis takimin me Fatmir Mediun në selinë e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë e PD-së. Duket se negociatat mes republikanëve dhe demokratëve kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore dhe pozicionimi i tyre. Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton, ndërsa është shprehur më parë se ai nuk kërkon nga PD-ja pazare. Mediu ka prezantuar kandidatët e PR-së në disa qarqe dhe ka regjistruar edhe Partinë Republikane në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *