• |
ide | kryesore

Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me siguri që vë re një anomali: sa më shumë që qeveritarët flasin për arritjet dhe sukseset e këtij 8 vjeçari, aq më pak duan të përmendin transformimin e Tiranës, kullat e rokaqiejtë që po lartësohen përditë në kryeqytet.

Erion Veliaj është i gatshëm të përgatisë minuta të tëra me kronika televizive edhe kur mbjell një lule të vetme, por nuk është shfaqur kurrë në prerjen e shiritit për fillimin e punimeve të një grataçiele. Edi Rama nuk lë katundari pa i dhënë kyçet e shtëpisë 50 metër katror, por nuk pozon asnjëherë përkrah një biznesmeni të ndershëm që është duke ngritur në ajër me mijra të tilla.

Asnjëri prej të dyve, që është i aftë të shndërrojë në 3D edhe fantazitë më të çmendura, nuk ka treguar me mburrje projektin e një pallati të ri.

Rilindasit po sillen sikur nuk i llogarisin mes sukseseve të tyre rreth 3 milionë metra leje që kanë dhënë në kryeqytet, duke i hapur rrugë një biznesi që i kalon mbi 3 miliardë euro.

Nëse të gjithë flasin nën zë për kullën e atyre të Hollandës, për lejen e ndërtimit që morën çunat e Kolumbisë, për objektin e xhamtë që po lartësojnë ata të kumarit, kjo “politikë e madhe zhvillimi” nuk pasqyrohet në manualet e fushatës së rilindjes. Aty nuk ka asnjë fjalë, qoftë edhe për zhvillimin e qytetit. Asnjë lavdërim për nxitjen e biznesit të ndërtimit. Madje, çuditërisht, as edhe një mburrje për hapjen masive të vendeve të punës për muratorë, teknikë, inxhinjerë.

Hiç dhe hiç. Të gjithë sillen sikur “minarja duhet mbajtur e futur në thes”, megjithëse ajo është në sy të të gjithëve. Dhe këtu nuk është fjala për minaren e xhamisë së Et’hem beut që po zhduket nga peisazhi dita ditës, por për simbolet e reja të narko kapitalizmit që po përjetojmë prej tetë vitesh.

Natyrisht, ky stërmundim për të mbajtur të mbuluar një të fshehtë publike që ulëret, nuk ka të bëjë as me skrupujt e betimeve të Erion Veliajt, se ai do të firmoste “zero ndërtime në qendër të Tiranës” dhe as me ëndërrat e tij se do të donte të mbahej mend si “kryebashkiaku i pemëve dhe jo i betonit”.

Lexo me tej:

Erion Veliaj premtoi zero leje ndertimi shikoni me video si e drodhi dy vite më pas (Video)

Kjo heshtje nuk është e lidhur as me përgjime si ato të Ndraghetas, sepse, në fund të fundit, këta “specialistë” që na premtuan me gojën e tyre se do vidhnin më pak se paraardhësit, 20- 30%-shin e marrin në çdo firmë që vënë dhe jo vetëm për lejet e ndërtimit.

Prandaj pyetja që shtrohet është, pse ata që nuk kanë cipë të mbrojnë PPP si ato të Check-Up dhe laboratorëve, koncesione ai ato të traut të rrugës së kombit dhe inceneratorëve, përgjysmimin e dividentit për më të pasurit dhe faljen e pasurive të nëntokës, nuk i dalin zot asaj që po bëjnë në Tiranë?

I vetmi krahasim që mund t’i shkojë për shtat kësaj dileme, është ai me investimin më të madh që ndërmori rilindja në fillim të mandatit të parë: atij të kanabizimit të vendit. Edhe atëherë, megjithëse të gjithë e kishin parasysh atë që po ndodhte, Edi Rama dhe Saimir Tahiri bërtisnin kundër mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës që shpiknin për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

Edhe sot ndaj projektit gjigand të kullëzimit po sillen po njësoj, me ndryshimin e vetëm se vendin e ish ministrit të brendshëm, që përfundoi si personazh i kronikës së zezë, e ka zënë tani kreu i bashkisë.

Arsyet se pse rilindja kërkon ta mbajë minaren të fshehur në thes edhe kësaj radhe i kanë bërë me dije institucionet ndërkombëtare.

Në një raport të gushtit 2020, të titulluar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri…”, hartuar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, zbulohet e vërteta që djeg. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Skandali me ndërtimet/ Në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

Por, ky nuk është raporti i vetëm përvëlues.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Shqipëria futet sërish në “listën gri” të pastrimit të parave

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019, shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. Të njejtën gjë nënvizonte dhe raporti i departamentin Amerikan të Shtetit, ku pastrimi i parave lidhej me “investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit”.

Pra, nuk është e nevojshme të shkohet përtej këtyre burimeve krejtësisht të pavaruara nga njëra tjetra, për të kuptuar atë që i bën të kenë turp edhe personazhet më të paturpshme të politikës.

Eshtë pikërisht kjo gjë që i detyron rilindasit, që me gjithë gropat e mëdha në bilancin e sukseseve të këtyre tetë viteve, të mos guxojnë të përmendin qoftë edhe një herë të vetme, kantierin më të madh të tyre me ndërtimin e kullave në Tiranë. Kjo shpjegon dhe faktin se përse Erion Velinë s’e kemi parë kurrë në inagurimin e një grataçiele, se përse imazhin e Edi Ramës s’e kemi shikuar asnjëherë të asociuar me një nga rokaqiejtë e skicuar prej tij.

Por, ky turp i të paturpshmëve, që po rezulton ulëritës në këtë prag fushate, po shërben për ta ndarë njëherë e mirë debatin publik mes atyre që janë për një Tiranë me kulla edhe atyre që janë kundër saj. Heshtja e ideatorëve të këtij projekti flet më shumë se gjithçka.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Monstra, Tiranen e shkaterruan perfundimisht. Bravo Bushat, ke goditur nje pike mjaft te dobet te sektit. Jo vetem mbahen ne kembe nga propaganda e shfrenuar por hipokrizia e propagandes shpreh cinizmin e tyre.

  2. Rama me Veliajn dhe bashkë me sektin e ithtarëve të tyre e kanë shkatërruar përfundimisht Tiranën, i kanë bërë dëme të pallogaritshme.

    Dhe dëmi që do shkaktohet nga plasja e kësaj fllucke ndërtimesh do jetë e paimagjinueshme, jo vetëm për Tiranën, dhe një ditë do plasi, ose do pastrohen paratë e pista ose do i arrestojë Interpoli mafiozët që i financojnë.
    E në fund do e pësojnë qytetarët e thjeshtë kur të zhvlersohen të gjitha ndërtimet, pasi çmimet janë të tej-fryra artificialisht, nuk ka kërkesë për kaq shumë apartamente/zyra dhe nuk ka klientë që janë të aftë ti paguajne kaq të shtrejnta.

  3. YMER GELBAZA KELLIREN,BATON HAXHIU,CARLO BOLJA BOLINO,KOL SALLAKU SKYPE,LORENC VANGJELI ,ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    ZOTI BUSHATI SI NUK TURP AI ZAGARI BATON HAXHIU TE ULET ME JU NE STUDIO KUR JUVE ZOTI BUSHATI E DEMASKONI DHE E AS NUK ZVERDHET DHE NUK AS TURP ,

  4. Bushat shkrimi eshte i drejtel
    Veli mamaja eshte pusht dhe super hajdut,As qe diskutohet qe kullat kane pronar nje hajdut edhe me te madh.
    Ndersa per pastrimin e parave ,Bushat Ti e di qe Miami vazhdon dhe ndertohet me parate e droges qe po te vazhdojme me europen ..Spanjen,Francen,Italine…kudo eshte ky problem.Hajt ta luftojme ,por me reportazhe mund te sensibilizojme ndonje qorr qe pi caj dhe asgje me.
    Krimbi ka hyre ne palce dhe nuk ka zot qe e heq.

    1. Problemi eshte se vertet mund te kete raste sporadike ne ato vende qe permende por kurrsesi ne kete nivel e te justifikohet se po merret si model baze te zhvillimit.
      Dhe ne ato vende me kaq materiale sa kane dalur do kishte arrestime dhe sekuestrime.

    2. Sa bukur e relativizoni ceshtjen. Miami, Spanja Franca thote jane bere e po behen me parte e droges.
      Meqe mer shembull Francen, ke pare ti ne Paris ti bejne kulla betoni shumekateshe perpara Kulles Eifel, te shembin muzeun e Luvrit e te ngrejne kulla, te bejne pallat para katedrales Notre-Dame?

      Kjo ndodh ne Tiranen tone te dashur o hajdut patriot. Tirana nje kapanon betoni qe ngrihen kullat ngjitur me objekte te trashegimise dhe i fusin ato ne kllapa apo cader si ai obelisku tek Piazza.

      Nuk ecet me kete parulle me o hajdut patriot qe kjo ndodhe kudo ne bote madje behen dhe filma.

  5. Korrupsioni ne Shqiperi eshte i nje natyre krejt tjeter. Ketu behet per nje vend pa sistem drjetesie ku median, pushtetin lokal, pushtetin qendror, policine dhe pothuaj cdo lloj pushteti tjeter i zoteron nje njeri: Edi Rama. Kush di ndonje pushtetar qe mund ta sfidoje Ramen, le ta thote. Edhe Berisha ne kohet me te mira te tij nuk i afrohet absolutizmin e Rames. Pra jemi de fakto ne nje diktature ku diktatori jo vetem eshte i korruptuar por ka dyshime serioze per stabilitetin e tij mendor. Hajde krhasoje pastaj me Italine, Spanjen etj.

  6. Ti mire e ke mor Bushati, po edhe opozita qe nuk ka lene rruge te pa shtruar pa dale dhe dhene deklarate ose nje jave nuk iu nda portes se inceratorit te Tiranes duke bere deklarata, keto kullat nuk i permend me emer dhe nuk i nxjerr ne asnje kronike denoncuese qe ben perdite….
    Ketu do jemi qe pas 25 Prillit, Luli kryeminister do thote qe nuk e kisha per kete kulle e as per ate kulle…si dikur doktori qe thoshte “nuk e thashte Taci,,,por Baci”….
    Do rrojme dhe do shikojme….

  7. xxxxx – Zoti ta shtofte ymrin. Opozita ka 8 vjet qe ka celsat e kashtes ti thua opozita. Si mendon ti ta mbaje rrumpalla edhe 8 vjet te tjera qe mos lere gur pa shitur. Sinqerisht, dukesh si troll, ndoshta je edhe naiv. Nese je naiv te kerkoj ndjese.

    1. Nuk jam naiv une jo po duhet te jesh ti i ri dhe nuk mban mend politikanet e korruptuar qe i futi ne burg Saliu pas vitit 2005…ooops nuk futi asnje…. Ja kaq do beje edhe Luli….te shohim sa do fuse burg dhe sa kullave do u vere tritolin kur pas dates 25 Prill kur te marre pushtetin….

  8. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN-(KUJTIM GJUZI BABA I ZAHOS ) thotë:

    ZOTI ANDI JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE POLLI GREGU HAHA,TANI EDI RAMA E KA TREDHUR NGA BOLET ZAGARIN .KAM DEGJUAUR SE MERO GELBAZA IK AFER PALLATIT E ARMINA MEVLANIT DHE FUTET NE MAKINE DHE MASTUBON DUKE SHIKUAR NGA LARG TE PALLATI I SAJ

  9. xxxxx – Une vertet mund te jem i ri por troll nuk jam. Tani s’kam dyshim se je shakaxhi i perparimit, letyre ne borderote e rrumpalles.

  10. Shembja e teatrit eshte shkaterrimi i cdo limiti. Mund te shohim gjithcka tani e tutje. Mos u habisni per asgje.

  11. Gjë që ka sjellë në të gjitha rastet reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila e ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe e ka deklaruar se po shënon progres hap pas hapi.

    Heshtja e ditës së sotme nga “kuarteti” drejtues i opozitës po konfirmon akuzat ndaj tyre, se janë kundëer reformës në drejtësi, pasi mund të jenë së shpejti subjekt i hetimit të SPAK për shkeljet e ligjit, vrasjet në mes të bulevardit me 21 janar 2011, ‘bllokun’ e famshëm apo ruyshfetin 700 mijë euro, Rrugën e Kombit apo shpërthimin e Gërdecit.

    Për më tepër që sa kanë qënë në kryetar të KLD, ish Presidenti Bujar Nishani dhe ai aktual Ilir Meta, me mbështetjen e Sali Berishës, e kanë shpëtuar tre herë këtë gjyqtare nga pezullimi!Bravo bushat me shkrimin qe shpellkaret do festojne me orgji ne bodrumet e shqupit duke qire njeri tjetrin,i gezove bushat shpellkaret e cecenit salih

    1. O idiot, a e kupton sa rrot kari je? Besoj se nuk ti di “vlerat” Rama ty per kete lehaqenje nonstop qe ben ketu, se po ti dinte do te kishte bere as me pak e as me shume “Tire manaxher” ne ndonje spital:)

      Yt te shkerdhefshin shqiptaret shpellen prostitute mashkull.

    2. @ i paemer 21:4. Rrace e ndyre, kudo qe shkruan qelb dynjane me traplliqe. Kalon nga shkrimi ne shkrim dhe keput idiotizama. Sa i peshtire…

  12. Edhe nje artikull i tipit: qielli eshte i kuq se kur cohem une ne mengjez me duket i kuq.

    Rrokaqiejte jane investim i privatit, Bushat kari. Nese Veliaj do priste shiritin e nje vepre te tille, ti do ishe i pari qe do hidheshe perpjete. Shtepite 50m2 jane dhurate e qeverise dhe bashkija ka gjithe te drejten per tu mburrur me punen e saj.

    Persa i perket parave te pista, bashkija e tanishme ne ndryshim me parardhesin, nuk i merr me pagesat kash ne canta, por nepermjet bankes. 15% e projektit paguhet paradhenie dhe eshte e pakthyeshme.
    Nuk i heton bashkija parate e pista dhe as nuk merret me biografite e investitoreve. Me parate e pista merret prokuroria ndersa me biografite merret sipas rastit here Lul Basha dhe here here ju te shtypit.

  13. Rilindjotet nga Ram gamori i pari me duetin karagjoz Balla-Spirop…i pas kepuce e deri te ca lapangjoze mediatike si p.sh njefare Mero Baze i mesuar perhere me koqet e pushtetin ne goje, po tentojne qe Minaren e Korrupsionit dhe Deshtimit total ne Ekonomi, ta fshehin te thesi grisur e i bere zhele i letrave higjenike mediatike pro-pushtet.
    Kot e kane, se te vjetrit jo me kot kane thene fjalen e urte – Nuk fshihet minarja ne thes!

  14. Në radhë të parë më vjen keq për Lulin, mbi të gjithë për Lulin me barrën më të madhe. Pastaj edhe për Edin. Monika e ka punën ndryshe se kur t’i dojë qejfi ia le partinë Ilirit si pilaf, dhe merr rrugët.

    Po çfarë mund të bëjë Luli me këta burra që, si klloçka, i ka mbledhur dhe i ngroh? Janë burra me nga 100 e më shumë kile, por lëpihen rreth një burri tjetër. Edhe në këtë rast Lul Basha del më i preferuari nga meshkujt se nga femrat, sipas një sondazhi të publikuar sot. Kryetarët e partive aleate, të gjithë burra, nuk i ndahen Lulit aq sa kënga e Naim Frashërit thotë për qengjin që ‘blegërin dy a tre herë/ edhe turret e merr dhènë…’.

    Ky është halli i madh i Lulit, e prandaj e them atë fjalën ‘mëshirë’. Mëshirë, edhe mirënjohje ndaj Lulit, në fakt. Mirënjohja ka lidhje me barrën që ky lider i partisë ‘klloçkë’, në njëfarë mënyre, ia heq shoqërisë. Kryetari i PD ka marrë nën flatra nja gjashtë burra që ‘nuk i duhen as dreqit,qente shpellkare lepirjen ketu e kane të perditeshme

  15. Rilindja eshte ai struci qe fut koken ne rere e kujto se fsheh dhe bythen e zbuluar. Nul ka thes ti fshehe minaret e deshtimeve te kesaj kaste qe eshte turp kur i prezanton si ministra me ne krye nje epileptik papagall qe del e recito ato qe i shkruan Endri Fuga.

  16. Ed rrumpalla e ka lene vendin pa sistem drjetesie, kontrollon median, pushtetin lokal, pushtetin qendror, policine dhe pothuaj cdo lloj pushteti tjeter. Kush di ndonje pushtetar qe mund ta sfidoje Ramen, le ta thote.
    Edhe Berisha ne kohet me te mira te tij nuk i afrohet absolutizmin e Rames. Pra jemi de fakto ne nje diktature ku diktatori jo vetem eshte i korruptuar por ka dyshime serioze per stabilitetin e tij mendor.
    Shikoni merecenaret qe paguan per komente dhe kuptoni sistemin qe ka ngritur.

  17. SHQIPERINE E MORI POLITIKA
    I VU ZJARR
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

    DOKTORA , PROFESOR , GJYQTAR E POLITIKAN
    PO TE VJEDHIN O QYQAR
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

    KRIMINELAT NE PUSHTET
    INJORANTET PO TE KOMANDOJNE
    TY TE QUAJNE KOKPALARE
    ………………………………………………………
    SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU
    OOOOOOOO SHQIPTAR

    1. Akoma nuk na pasket njohur neve or te shkret,
      qe duruam Turkun jo pak, por mbi nja 500 vjet?

      Akoma nuk po kuptoni se jemi popull mjeran,
      qe duroi plot 45 vjet ate komunizmin katran?

      Keni harruar me duket more njerez te shkret,
      sa duroi me Tallona e nuk u ndie fare ky milet!

  18. Ram Rumpalla ka 20 vjet ne pushtet. Tiranen e shkaterroi, Shqiperise i ka vene kazmen. Grave u tregon demat, antaret e sektit i ka tredhur. E vetmja gje qe ben eshte propaganda perverse. Shikoni se si disa kane kurajon ta mbrojne, direk ose me stil. Eshte rraca e Haxhi Qamilit qe bertiste ‘dum baben’ kur vendi shpallte pavaresine. Duan lale rrumpallen t’iferkoje nga pak.

  19. BRAVO Bushat!
    Opozita me e paster dhe e pablere ne kete vend. Mese Rilindja humbet me 25 prill, humbet prej lapsit tend. Njerezit duhet te zgjohen. Duhet ta neverisin dhe demaskojne kete propogande.
    Veliaj i cili sot duhej te fshihej, apo te peshtyhej ne public, ka marre ne dore timonin e fushates.
    Nuk ka pafytyresi me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *