• |
ide | kryesore

Frazat seksiste: drejt dorëheqjes presidenti i komitetit organizator të Olimpiadës së Tokios

-Instant, Sport



Kryetari i Komitetit Organizativ të Olimpiadës së Tokios, Yoshiro Mori, është i gatshëm të dorëhiqet pas deklaratave të tij mbi tendencën (sipas tij) të grave “për të folur shumë gjatë takimeve”: fjalë të gjykuara seksiste nga shumë njerëz në mbarë botën. Një vendim i parashikuar nga media japoneze, e cila raportoi se ish-kryeministri 83-vjeçar do të komunikojë vendimin e tij të premten, në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të komitetit organizator.

Vendimi pason stuhinë e shpërthyer nga frazat seksiste të Mori, i cili u ankua një javë më parë se “CDA-të me prezencë të shumë grave zgjasin më tepër sepse ato kanë vështirësi të përfundojnë mendimet e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *