• |
ide | kryesore

Greqi/ Vendosen masa të rrepta në Atikë për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve me COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Atika do të hyjë në një bllokim të rreptë nga sot në 06:00 të mëngjesit deri në 28 Shkurt.

Rritja e rasteve dhe veçanërisht mbingarkesa e spitaleve, ka alarmuar qeverinë dhe shkencëtarët, duke ushtruar presion për vendosjen e masave më të ashpra për të frenuar përhapjen e  mëtejshme të virusit  nga frika e valës së tretë.

Masat në fuqi:

-Ndalimi i trafikut nga 21:00 në mbrëmje deri në 05:00 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe nga 18:00 në fundjavë.

-Mbajta e maskës do të jetë e detyrueshme si në ambientet brenda edhe jashtë.

-Lëvizja brenda komunës nuk do të ndalohet, por jashtë Atikës është e ndaluar vetëm në raste të nevojshme si qëllime pune, shëndetësore, për të shkuar në ceremoni për shembull funerale por nën kushtet e parashikuara nga ligji.

-Do të jenë të hapura, dyqanet ushqimore, tregjet e njohura, farmacitë, dyqanet e kafshëve shtëpiake, kompanitë e telekomunikacionit (ekskluzivisht për riparimin e pajisjeve, pagesën e faturave).

-Kioskat gjithashtu do të jenë të hapura 24 orë, gjithashtu edhe hotelet do të punojnë normalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *