• |
ide | kryesore

Kim pyetet nëse ka emra të tjerë deputetësh që nuk duhet të kandidojnë: Do t’iu përgjigjem nga fundi i ditës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një prononcim të shkurtër për mediat nga Porti i Durrësit foli mbi procesin e dekriminalizimit para zgjedhjeve të 25 prillit. Kim u pyet nëse ka deputetë që nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Pyetja erdhi pas deklaratave të fundit të ambasadores amerikane e cila përmendi Tom Doshin, si një emër që nuk duhet të kandidojë, pasi sipas saj votuesit shqiptar meritojnë më shumë.

Lexo edhe:

Yuri Kim: Tom Doshi mos të kandidojë në zgjedhje, shqiptarët meritojnë më mirë

Thirrja e Yuri Kim për të mos kandiduar në zgjedhje/ Zbulohet lëvizja e Tom Doshit

Pyetje: Si mendoni partitë politike do t’u binden deklaratave për dekriminalizimin?

Yuri Kim: Vazhdoj ta theksoj këtë pikë, votuesit shqiptar meritojnë më shumë. Mbetet për t’u parë.

Pyetje: Ju përmendët deputetin Tom Doshi. A keni ndonjë emër që nuk duhet të kandidojë?

Yuri Kim: Jam ende duke zhvilluar bisedime dhe nga fundi i ditës kam për t’u përgjigjur për këtë.



6 Comments

  1. Lista eshte e gjate por disa emra qe kane dale ne pergjimet e prokurorise dhe te botuara ne

    gazeten gjermane Bild si grup i strukturuar kriminanl ne vjedhjen e blerjen e votave ne Diber

    nuk duhet te kandidojne per zgjedhjet e 25 Prillit megjithese ka nje problem te “vogel” se

    kryetari i ketij grupi eshte vete prijesi i Rilindjes dhe i PS-se KM dora vete.

  2. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

    Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit. Vete lulzimja hetohet per lobimin e parase ruse,shba nuk i jep vize per ne shba,kaq mjafton

  3. Me Edvin Ramen do te pranohen dhe hapen bisedimet per antarsimin e Shqiperise ne BE,ne vitin 2037.Sepse sic dihet boterisht ai,Edvin mashtruesi,asht pengesa kryesore.
    Hipokrit-fasadaxhi,hajdut,rracist-antiverior,i korruptuar deri n’palce,nuk ka garanci qe do te ndryshoje edhe per te pakten 15 vjet,kur te dale pension.
    Cdo vote per te perkthehet 4 vite mbrapsht.
    Ose do vazhdojne te na thone “Ky popull jeni,kete qeverisje meritoni “!

  4. ” gazetaret” e popullit trim heroik pellazgjik pyesit nje cop te huaje per deputetet e vendit te vet…ncncncnc… ore te kujt jan keto mender media ketu??!!!

  5. Mediat i drejtojne zhapiket e qelbistanit bashke me akrepat e pertej qelbistanit. Kujdes guruja po ju qin grate, ruani leket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *