• |
ide | kryesore

Kryemadhi – drejtuesve të LSI: Mos përdorni WhatsApp se e përgjon Rama

-Instant, Arkiva, Lajme



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama po përgjon drejtuesit e LSI-së për të mësuar lëvizjet gjatë fushatës. Në një takim me strukturat e LSI-së në Kavajë, Kryemadhi bëri thirrje që të mos përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër.

“Anëtarët e LSI-së janë në krye të detyrës, shtëpi në shtëpi, derë në derë dhe socialist në socialist. Anëtarëve të LSI u bëj thirrje të mos e përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër, që do ua dërgojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të qendrave të votimit.

Ai mund të mendojë se duke gjurmuar të ashtuquajturat bandat kriminale që i ka rreth tavolinës së tij, mendon që duke bërë gjëra të tilla, mos të gjejë çdo lëvizje tonën dhe LSI-së. Po ia them në TV, mos lodhë njerëzit duke na përgjuar dhe zbardhur mesazhet tona, se nuk ka për t’i kuptuar kurrë mesazhet tona. LSI e ka betejën për 40 mandate”, – tha Kryemadhi.

Ditët e fundit është bërë mjaft i përhapur fenomeni i vjedhjes së aplikacionit WhatsApp. Edhe policia ka bërë një deklaratë për këtë çështje, por pa sqaruar kush qëndron pas saj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *