• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi thirrje LSI-së: Mos përdorni WhatsApp, përgjimet nga Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqetësimet me vjedhjen e llogarive të WhatsApp në javët e fundit, Monika Kryemadhi ia ka faturuar kryeministrit Rama që mund të përdorë këto të dhëna për të marrë informacion për zgjedhjet. Kryemadhi i ka kërkuar anëtarëve të LSI-së të përdorin një tjetër aplikacion për komunikim që të jenë të mbrojtur dhe këtë gjë do ua kërkojë edhe atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit.

“Në fakt shumë vetë më thotë pse nuk kthen përgjigje për anëtarët e larguar të LSI, i them që do e ketë përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve, për anëtarët e PS, jo të LSI se anëtarët e LSI janë të gjithë në krye të detyrës, shtëpi më shtëpi, derë më derë, socialistë më socialistë dhe kjo është ajo që e acaron. Në fakt i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI të mos përdorin më Whatsappin por të përdorin një aplikacion tjetër, të cilin do iu dërgojmë të gjithëve atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit, sepse ai mund të mendojë që duke bërë gjëra të tilla mund të gjejë çdo lëvizje të LSI. Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet, ashtu siç nuk ka kuptuar kurrë ku i kanë dalë votat Monika Kryemadhit si në 2013 ashtu edhe në 2017”, tha Kryemadhi.

https://lapsi.al/2021/02/10/nis-kodin-urgjente-skema-per-marrjen-e-whatsapp-mbi-1-mije-llogari-te-vjedhura/



4 Comments

  1. Perdorni pellumba ne vend te whatsAppit. Jane pellumba te vegjel qe kthehen ku kane ngrene miser heren e fundit. Titi ti ushqej aty tek kati i pare kurse mona ti lidhi mesazhin tek kemba. Ja u zgjidh dhe ky problem.

  2. Gjë që ka sjellë në të gjitha rastet reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila e ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe e ka deklaruar se po shënon progres hap pas hapi.

    Heshtja e ditës së sotme nga “kuarteti” drejtues i opozitës po konfirmon akuzat ndaj tyre, se janë kundëer reformës në drejtësi, pasi mund të jenë së shpejti subjekt i hetimit të SPAK për shkeljet e ligjit, vrasjet në mes të bulevardit me 21 janar 2011, ‘bllokun’ e famshëm apo ruyshfetin 700 mijë euro, Rrugën e Kombit apo shpërthimin e Gërdecit.

    Për më tepër që sa kanë qënë në kryetar të KLD, ish Presidenti Bujar Nishani dhe ai aktual Ilir Meta, me mbështetjen e Sali Berishës, e kanë shpëtuar tre herë këtë gjyqtare nga pezullimi!

  3. Kur eshte kimetja ne pytje qe mbyll brimat e cative te shqipove ( se keta i dun me shum se ata dun veten)pasi nuk i mbyllin dot vet atehere mer kuptim komenti. rrofshin mbyllsit e brimave te cative tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *