• |
ide | kryesore

Müller infektohet me Covid në Katar: Bayern humbet sulmuesin para finales së Botërorit me Tigres

-Instant, Sport



Ka nisur me një lajm të keq dita e finales së Botërorit të Klubeve për Bayern Mynih. Skuadra bavareze, e impenjuar në finale kundër meksikanëve të Tigres, do të duhet të bëjë pa Thomas Müller, i cili doli pozitiv për testin Covid-19. Lojtari i kombëtares gjermane është vendosur menjëherë në izolim dhe do të humbasë si aktin përfundimtar të turneut ashtu edhe ndeshjen e Bundesligës të hënën, kur të kthehet në Gjermani, kundër Arminia Bielefeld.

Në Education City Stadium do të luhet finalja që do të shpallë klubin kampion bote, me bavarezët e Flick favoritë të mëdhenj. Kampionët e Gjermanisë e Europës kanë mposhtur në gjysmëfinale Al Ahly me rezultatin 2-0 me dygolëshin e të zakonshmit Lewandowski, por tani kundër meksikanëve të udhëhequr nga Gignac nuk do të kenë në formacion Muller, pa llogaritur panikun nëse në xhiron e ardhshme të tamponeve do të shfaqen të tjerë lojtarë pozitivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *