• |
ide | kryesore

Neymar, mallkimi vazhdon: braziliani rrezikon një muaj ndalesë e humbet sfidën me Barcelonën

-Instant, Sport



Mallkimi vazhdon, për Neymar. Shanset për ta parë në Camp Nou, të martën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, për atë që supozohej të ishte hera e parë kundër ish-klubit të tij, janë pothuajse zero. Në fakt, braziliani rrezikon një ndalesë të gjatë pas problemit në aduktor që e detyroi atë të linte fushën mbrëmë në Caen, në Kupën e Francës (0-1). Një lloj dëmtimi që mund ta mbajë atë larg deri në katër javë. Pra, një tjetër ndalesë po afron përpara një ndeshje shumë të rëndësishme për PSG.

Që nga ardhja e tij në 2017, Neymar është detyruar të bëjë llogaritë me fatin e keq. Në sezonin e tij të parë si parisien u detyrua të humbasë ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Ajo që e ndaloi ishte thyerja e metatarsit të pestë të këmbës së djathtë, në një ndeshje kundër Marsejës, që i mohoi brazilianit 16 ndeshje kampionati. E PSG, që kishte humbur edhe në ndeshjen e parë me O’Ney në ekip, u eliminua. Vitin pasues, skenari u përsërit, por në Kupën e Francës. Dhe është gjithmonë metatarsi që u dorëzua, duke e detyruar ish-blaugranën të ishte për tre muaj i padisponueshëm dhe mungonte sërisht në 1/8, të humbur përballë Manchester United. Në 1 shkurt 2020, një tjetër dëmtim. Një goditje në brinjë kundër Montpellier, që nuk u mor lehtë nga stafi mjekësor që vendosi ta mbajë jashtë, si një masë paraprake, për tre javë. Neymar rikthehet kështu për 1/8 e Champions kundër Borussia, në Dortmund. Ndeshje e humbur, por e mbajtur e hapur nga goli i tij (2-1), vendimtar për kthimin dhe kualifikimin për çerekfinale.

Pastaj në mes u fut pandemia, duke e shtyrë gjithçka për në verë. E me Neymar më në fund në formë, pavarësisht nga pushimi i detyruar, PSG arriti në finale për herë të parë. Kështu që është e qartë rëndësia e brazilianit i cili dje, pasi dha asistin për fitoren e nënshkruar nga Kean, u kthye në dhomën e zhveshjes pas një konrasti me një lojtar të Caen. Në pritje të përgjigjes së vizitave të kontrollit, megjithatë, pesimizmi mbretëron në Paris. Do të duhej një mrekulli për ta parë në Camp Nou brenda pesë ditësh. Me shumë mundësi do të synohet rikuperimi për ndeshjen e kthimit në 10 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *