Policia zbuloi 10 mijë dollarë kesh në njërën prej shtëpive të gjyqtares Enkeleda Hoxha, të arrestuar sot me vendim të GJKKO pas një hetimi të SPAK me akuzën për korrupsion.
Paratë janë sekuestruar nga policia pasi dyshohet se janë të përfituara në mënyrë jo të rregullt në këmbim të vendimeve që kjo gjyqtare jepte duke favorizuar të dënuar.