• |
ide | kryesore

“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të lartë në Europë për humbjet e jetës gjatë pandemisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak kohë më parë kur lideri i opozitës akuzoi qeverinë se ka fshehur gjysmën e personave që kanë humbur jetën nga Covid- 19 dhe se Ministria e shëndetësisë falcifikonte shifrat e vdekjeve në vend plasi një debat i madh. Ndonëse Lulzim Basha i kishte viktimat me emër dhe mbiemër, si përsona të dalë pa jetë në spitalet Covid, pra të cilëve u kuptohej qartë shkaku i fatkeqësisë, në vend plasi një debat i madh se po bëhet apo jo politikë me vdekjen, nëse opozita ka mbërritur deri në pikën sa të përdorë arkivole për të gënjyer.

Lexo me tej:

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

Por ky shqetësim tani së fundi është provuar edhe nga një burim tjetër. Sipas të dhënave të mbledhura në gjendjen civile nga revista “Monitor”, mësohet se në vitin 2020 (kryesisht periudha qershor- dhjetor) në vend kanë humbur jetën plot 6100 vetë më shumë sesa mesatarja e viteve të tjera.

Pikërisht, kjo shifër e cila është pesëfish më e madhe sesa shifra zyrtare e të vdekurve nga pandemia është debatuar të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Opinion”. Të dhënat e dala ishin të frikshme.

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

Sipas debatit rrezulton se Shqipëria është vendi europian me vdekshmërinë më të lartë gjatë vitit të pandemisë me një rritje prej 28 % në krahasim me vitet e tjera. Këtë rritje shtete me shifrat më të ulëta e kanë nga 6% finlanda deri në 24% Polonia (shiko linkun këtu).

Natyrisht sipas udhëzimeve të OBSH jo të gjitha këto vdjekje quhen zyrtarisht si vdekje nga Covid 19. Por në gjuhën shkencore ky fenomen njihet si rritje e pazakontë e vdekëshmërisë.

“Vdekjet eksesive janë një çështje emergjente e politikave të shëndetit publik të cilat duan një hetim dhe investigim të domosdoshëm” tha në “Opinion” mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. “Në të gjitha vendet e kontinentit ka studime të thella dhe debat të madh për shkaqet dhe normat e rritjes së numrit të vdekjes gjatë pandemisë, ndërsa në Shqipëri e gjitha kjo kalohet me heshtje” tha eksperti i statistikave Artan Hoxha i cili ofroi edhe tabelen e vdekshmërisë me përqindje të vendeve europiane ku Shqipëria zë fatkeqësisht vendin e parë (Tabela).

Por fakti se ky debat publik dhe shkencor ka munguar në Shqipëri nuk është i rastësishëm. Në shtetin e propagandës ku deputetët që mbështesin qeverinë deklarojnë pa pikë droje se ne jemi më mirë sesa Gjermania dhe Italia në përballimin e pandemisë sepse kemi kryeministër Edi Ramën, shifra se gjatë 2020 Shqipëria qe vendi me përqindjen më të lartë të vdekshëmërisë eksesive duhej mbajtur e fshehur.

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Ashtu sikurse shkaktoi skandal dhe një seri fyerjesh folklorike denoncimi me fakte i opozitës se numri i vdekjeve nga pandemia ishte së paku dyfishi i numrit që deklarohej zyrtarisht, Kur vdekjet përdoren për fushatë elektorale debati shkencor dhe real nuk është i mundur. Prandaj shifrat e qeverisë janë pesë fisht më të ulëta sesa ato të vdekjeve eksesive që ndodhën gjatë 2002-ës.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

    Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.O tani i salihut te vdekur nga covidi quhem ato vdekje qe jane shtruar ne spitale ketyre referoju,sepse nga covidi ka vdekur tre persona ne Pallatin tim por nuk ishin rregjistruar dhe shtruar ne spital

    1. E vetmja mase “efikase” e qeverise ne Shqiperi, eshte perdorimi i policise per gjobevenie. Dhe kjo pasiqe policia jone eshte komplet e pa afte dhe profesionale pervecse te gjobise kur do partia ose per hesap te xhepit te tyre.

  2. kshu po vazhdoni te defaktorizoni bashen, ne vend te ndiqni vijen opozitare qe dikton basha si kryetar, vazhdoni me diktimin qe ben sali berisha.

  3. Që e kanë fshehur numrin e di i madh dhe i vogël, por pyetja është se përse?

    Thjesht për arsye propagande, që të mos dali në dritë keqmenaxhini i pandemisë, korrupsioni dhe dështimi spektakolar i shëndetësisë PPP.

    Nëse do bëhej real numri i të infektuarëve dhe të vdekurëve qeveria do duhej të shpenzonte më shumë në testime dhe gjurmime, të ofronte më shumë medikamente dhe ndihmë personave të sëmurë dhe që mjekohen nëpër shtëpitë e veta, të ndihmonte bizneset që do mbylleshin përkohësisht por paratë kanë shkuar për të paguar mediat, inceneratorët dhe PPP.

    Por jo, u tallën gjatë gjithë kohës, sharlatanët e komitetit zbatojnë urdhërat e një piktori të çmendur, dalin në tv dhe merren e bëjnë propagandë.

    Nëse opozita do vijë në pushtet duhet të ngrejë komision hetimor dhe të nxjerri numrin real, të dënojë të papërgjegjshmit e të vejë drejtësi.

  4. Ο lapsi. Po ku i gjetet keto nr.
    Na tregoni burimin. Pse genjeni kaq hapur.
    Kush do te di se si jan, te pakten nr (e deklaruara). Ti shohi te faqia nderkombetare coronavirus live.
    MASHTRUESA
    MASHTRUESA
    MASHTRUESA

    1. Këtë po thotë dhe lapsi, që janë duke genjyer.
      Me numrin e daklaruar zyrtarisht dalim më të goditurit në Europë, paramendo të dali numri i vërtetë…

      Vetë institucionet e qeverisë kanë nxjerrë mbi 6000 vdekje për 2020 se mesatarja vjetore. Pak të duken? Çfarë i gjeti, pse pikërisht në vitin e pandemisë vdiqën kaq shumë?

      Sa për atë faqen që nxjerr numrat, ajo e merr burimin nga OBSH, dhe OBSH nga Ministria e Shëndetësisë. Më mirë shih facebookun e Ramës, mos i bje kaq gjatë po shkoi puna ti besosh faqeve në internet për pandeminë në Shqipëri.

  5. Ke zyrtarisht rreth 40% me shume raste se Kosova dhe me pak vdekje, nderkohe qe 1/4 e atyre qe teston te dalin me Covid, nje tjeter rekord boteror. Te pakten silli statistikat si duhet o mjeshter se qe i rregullon me dore nuk ka njeri qe nuk e di.

  6. Po mire meqe paske marre persiper te citosh emisionin e djeshem Opinion, per saktesi raportimi duhet t’i referohesh edhe asj qe thane te ftuarit e tjere….Dr. Brataj, Koja, madje edhe Sala qe parashikoi 12 mije vdekje….

  7. Nje vrejtje per gazetaret e lapsit ,gazetaria nuk u shtrohet vetem ne studiot telivizive te Tiranes por ushtrohet ne terren ,atje behet gazetaria ivestigative,kurse neper studjo eshte ushqim (sufllaqe falas)per bodrumaxhinjte e rilindjes.

  8. Vetem me vdekjet nuk luhet por ju qe i dilni ne krah qeveriut se kuptoj, keta vdekje ne po i shohem perdit e per net dhe shkruani ne vavor te qeveriut qe ka ven per funi ca kurva ne qeveri dhe nuk i le as te hapin gojen, rrini urte o zagaret e qeveriut kurve sepse dielli s mbulohet me shosh ore ju shoft ora nje ore e me pare, sa plera pasket cene, mjer ai popull qe nuku ka opozite te forte, ndersa ketu ndodh e kunderta ! Perse sepse ky plera gerdall km paguan me teper njerez te ruaj imazhin e vete qe e ka ate imazh si asnjehere ne historin tone, do kisha ber nje thirrje per ju qe shkruani kunder opozites pak me vone do i bini kokes me grushta pe ate qe po beni sot.

  9. Jemi vendi me numrin e vdekjeve me te madh ne Europe.Llogaria eshte e thjeshte ,po e krahasojme me Italin ,ne Itali jane afrsisht 80000 te vdekur ,l’URSS ne Shqiperi 6100 ,Italia eshte 20her me madhe se Shqiperia .Numrin6100 shumezoje me 20 del122000 domethene Italia me ritmin e vdekjes ne Shqiperi do kishte 122000 te vdekur.Ja ku eshte mashtrimi i kryemashtruesit Rama Me kete mashtrimi provohet se sa eficente eshte puna e qeverise me covidin. Kjo qeveri po vdesin popullin shqipetare me paaftesine e tyre per te menazhuar covidin.Egjithe kjo qeveri vetem mashtrojne mashtrojne mashtrojne, genjejne genjejne genjejne, vjedhin vjedhin vjedhin

  10. Nga sot, 10 shkurt 2021, Shqiperia fatkeqesisht ia kalon edhe Kines ne renditjen e infeksioneve boterore.
    Kina sot kishte 2 raste te reja, ne mbi1100. Nga sot jemi ne vend te 83-te dhe Kina pas nesh ne vendcte 84-t,

  11. Kete artikkull jepjani ta jexojne mendjendriturit(lekakulist i partise) Ervin Bushati dhe shpetimtarit (ose me sakt varmmihesit) Edi Rama

  12. Gjë që ka sjellë në të gjitha rastet reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila e ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe e ka deklaruar se po shënon progres hap pas hapi.

    Heshtja e ditës së sotme nga “kuarteti” drejtues i opozitës po konfirmon akuzat ndaj tyre, se janë kundëer reformës në drejtësi, pasi mund të jenë së shpejti subjekt i hetimit të SPAK për shkeljet e ligjit, vrasjet në mes të bulevardit me 21 janar 2011, ‘bllokun’ e famshëm apo ruyshfetin 700 mijë euro, Rrugën e Kombit apo shpërthimin e Gërdecit.

    Për më tepër që sa kanë qënë në kryetar të KLD, ish Presidenti Bujar Nishani dhe ai aktual Ilir Meta, me mbështetjen e Sali Berishës, e kanë shpëtuar tre herë këtë gjyqtare nga pezullimi!lexo kete o loqja salihut qe të qartesosh veten o shpellkar Arb

  13. Jo nuk eshte e vertete media kazan duan ti hedhin balte Rilindjes qe e ka menaxhuar krizen ne menyre te shkelqyer me mire se Gjermania.Mos shikoni cfare thone keta por shikoni ERTV se ajo thote te verteten.Rrofte Spiropali

  14. TE ZENTE KORONA TY FAMNILJEN EDHE U PERPELITESHI TI LANI TERE GJYNAHETE E POPULLIT SHQIPTAR .VDEKIE EDI.MUTI RAMA

  15. Vdekte rama me gjith ka inet se i la njerzit te semuren te vriteb te drogohen e degjeneroi ket ven ju shofte fara ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *