• |
ide | kryesore

Princesha Eugenie bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank, njoftuan të martën, 9 shkurt, se kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një djalë.

Dyshja ndanë lajmin me një foto bardh e zi në Instagram, të bashkangjitur me ‘emoji’ të zemrës blu.

“Lartësia e saj mbretërore dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një deklaratë të bërë nga Pallati Buckingham. Çifti ndërkaq njoftoi në muajin shtator se po krijonin një familje. “Jack dhe unë jemi aq të ngazëllyer për fillimin e vitit 2021”, deklaroi 30 vjeçarja. Prindërit e rinj u fejuan në janar 2018 dhe u martuan nëntë muaj më vonë në kishën e Shën Gjergjit në kështjellën Windsor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *