• |
ide | kryesore

Shkelën masat anti-Covid, gjobiten mbi 1600 qytetarë brenda 24 orëve të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, policia ndëshkoi me gjoba 1647 persona, të cilët janë kapur duke shkelur masat kundër koronavirusit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. ” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë, që kujton qytetarët se ndalimi i lëvizjes sot fillon në ora 20:00. ©LAPSI.AL 

 



3 Comments

  1. Halli i vetem i miletit tani jan maskat. Se helbete rrogat e ” punes” me internet kan kalu 2000€.Kafe kompjuter dhe leku leter…forex e thot kete?!apo bastet apo kendon droga? E mo shqipo 100 vjet po pa tru ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *