• |
ide | kryesore

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Marinela Osmani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, aktualisht e komanduar si këshilltare ligjore e komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, Marinela Osmani. Trupa gjykuese e udhëhequr nga Etleda Çiftja kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten pasdite vendimin për konfirmimin në dëtyre të gjyqtares Mirela Osmani.

Gjyqtarja Osmani iu nënshtrua procesit të vetingut për tri kriteret e rivlerësimit kalimtar, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Gjatë sëancës dëgjimore, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit deklaroi se subjekti kishte një mungesë të ardhurash të ligjshme në masën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti.

Këto probleme të pasurisë familjare të subjektit më herët janë identifikuar gjatë rivlerësimit të ish-prokurorit Gentjan Osmani, i cili është bashkëshort i gjyqtares dhe u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Poasçëm i Apelimit.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK gjyqtarja Marinela Osmani pretendoi se shkarkimi i bashkëshortit dhe i asaj për të njëjtin shkak do të përbënte masë disproporcionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *