• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Mynih kampion bote: Pavard i jep trofeun e gjashtë të sezonit Flick

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih është kampion bote. Në Doha, të besuarit e Hansi Flick triumfojnë 1-0 në finalen e Botërorit të Klubeve, duke mundur Tigres falë golit në minutën e 59′ nga Pavard. Për bavarezët është triumfi i katërt pas atyre në 1976, 2001 e 2013, përvecse është titulli i gjashtë sezonal: barazohet rekordi i Barcelonës në 2009. Në vendin e tretë e mbylli turneun Al Ahly, që mposhti Palmeiras me penallti pas 0-0 në kohën e rregullt: vendimtar gabimi i Felipe Melo.

Ishin favoritët dhe e përligjën në fushë. Skuadra e Flick nuk bëri gabime, pavarësisht se VAR në dy raste u bë protagonist fillimisht duke i shuar gëzimin e golit e më vonë duke e përligjur, pas anullimit provizor nga arbitri. Kimmich në minutën e 18, me rezultatin 0-0, por në goditjen e fortë të mesfushorit Leëandoëski ishte në pozicion jashtë loje aktiv, pavarësisht se nuk e preku topin. Më pas polaku rrezikoi të anullonte një tjetër gol në minutën e 60, kur Pavard e dërgoi topin në rrjetë, por këtë herë VAR sinjalizoi se goli ishte i rregullt.

Tigres nuk mund të bënte më shumë përballë një skuadre që ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare. Barazimi i fundit ishte në Champions (1-1) ndaj Atletikos së Madridit. Kampionët e Gjermanisë kanë fituar gjithashtu 8 ndeshjet e fundit në fushë neutrale. Gjithçka nisi nga sezoni i kaluar ku skuadra gjermane nuk humbi asnjë ndeshje në Europë duke fituar në fund edhe Champions.

Bajern Mynih futet tashmë në histori. Formacioni bavarez me suksesin 1-0 ndaj meksikanëve të Tigres, në finalen e Botërorit të Klubeve, i cojnë në gjashtë titujt e fituar në këtë sezon. E vetmja skuadër që ia kishte dalë ta bënte këtë arritje, në historinë e futbollit, ishte Barcelona. Katalanasit duhet ta ndajnë këtë kryesim me Bayern, edhe për sa i përket portës së paprekur gjatë gjithë turneut të Botërorit për Klube.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *