• |
ide | kryesore

Video/ Nuk i jep dorën Rrahmanit: gjesti i shëmtuar i Hysaj bën zhurmë në mediat italiane

-Instant, F1, Sport, Video



Në minutat e fundit të pjesës së parë të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Napolit Gattuso vendosi të zëvendësojë kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj, i cili duke lënë fushën në zemërim e sipër injoroi shokun e tij të skuadrës, kosovarin Amir Rrahmani, i cili donte t’i jepte dorën e tij. Hysaj vazhdoi drejt dhe për atë zëvendësim e kapi keq edhe me mbrojtësin kosovar.

Hysaj ishte pozicionuar në krahun e majtë nga Gattuso, një zgjedhje e diktuar më shumë nga turnoveri sesa nga dëshira për të befasuar nga ana e trajnerit. Mbrojtësi shqiptar nuk luajti një ndeshje të mirë, ka në ndërgjegje golin e avantazhit kundërshtar dhe si për ta përkeqësuar edhe më keq situatën, kur doli nga fusha, anësori shqiptar, që do të largohet nga Napoli në përfundim të sezonit, bëri gjestin e shëmtuar kundër Rrahmani. Kosovari ka zgjatur krahun, madje dorën, duke shpresuar ti jepte zemër mikut, që e injoroi krejtësisht.

Për shkodranin një dëmtim muskular në pulpë, që është edhe shkaku për të cilën Hysaj u zëvendësua në minutën e 43 kundër Atalantës. Por kjo nuk e justifikon gjestin e shëmtuar, duke konsideruar momentin që po kalon Napoli, e madje edhe atë që po jeton Rrahmani.



1 Comment

  1. Bythq…imi rilindjes bone si i merzit,futbolli do byth o hysaj jo fushat per ripjelljen ,gatuzos nuk u rruhe k..ri per ty keshtu qe bene nire tja lepish gatuzos wne rramonit,haj pra te shkume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *