• |
ide | kryesore

Yuri Kim po bëhet barcaletë, po konkuron dhe premtimin për peshqit e mëdhenj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zakonisht ambasadorët amerikanë në Shqipëri i marrin më seriozisht se duhet. Në paranojën publike ata përfytyrohen si mbinjerëz që kanë në çantë informacionet e CIA-s, në muskuj forcën e marinsave dhe në mendje idealet e perandorisë së lirive. Ky imazh mori një krisje të parë, me Donald Lunë, i cili na premtoi se ishte çështje ditësh goditja e peshqve të mëdhenj. Ajo nuk ndodhi kurrë dhe megjithëse ish ambasadori Lu u zhvendos drejt Kirgistan, ku nuk arriti dot të shihte masakrën zgjedhore, bëmat e tij po bëjnë të harrohen shumë shpejt nga pasardhësja Yuri Kim.

Pak ditë më parë shefja e selisë në rrugën e Elbasanit shpalli me të madhe se zgjedhësit shqiptarë meritonin më mirë se Tom Doshi, duke lënë të kuptohet në publik se do të kundërshtonte kandidimin e tij si deputet.

Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Edi Rama që deri atëhere kishte komentuar se nuk priste që ambasadorja t’i tregonte detyrat e tij, kur erdhi puna tek emrat e përveçëm, i injoroi fare përgjigjet ndaj diplomates. Me sa duket, këtë qëndrim kreu i PSD, Doshi e mori si shkelje syri dhe të nesërmen shkoi e depozitoi kandidaturën e vet pranë KQZ-së.

Deri këtu gjithçka qe normale. Sado me frymë hyjnore të jetë e mbarsur kryediplomatja amerikane në Tiranë, në ligjet e këtij vendi nuk figuron ndonjë nen që t’i pengojë qytetarët të kandidojnë për deputetë, kur sekretari i shtetit të SHBA-së të fut në listën e zezë të vendit të tij.

Pra, kaq sa mund të bënte Yuri Kim e bëri me fjalë.

Por justifikimi i sotëm ishte mëse i tepërt. Ajo i garantoi shqiptarët se Doshi nuk do të qe më ministër në qeverinë e re Rama pas 25 prillit, që me sa duket ambasadorja me testimet e saj e ka marrë për gjë të sigurtë. 

Se ç’lidhje kishte kjo gjë kur Yuri Kim e kishte përfshirë emrin e Doshit në kuadër të fushatës për pastrimin e listave të deputetëve, kjo gjë është vështirë të kuptohet. Se kur Tom Doshi ka pretenduar atë gjë, pra qënien pjesë e qeverisë, që zonja Kim, bën sikur po ia ndalon edhe kjo nuk imagjinohet dot.

Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit

Po kulmi arrin kur kryediplomatja citon: “Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga PS”. Këtu mbërrinte kulmi se tashmë s’ka shqiptar që nuk e di se prej kohësh, Tom Doshi formalisht është pjesëtar i një partie tjetër.

Se pse qe e nevojshme përmendja e këtij fakti, nuk është e lehtë të thuhet. Por me sa duket, zonja Kim ka vendosur ta konkurojë denjësisht paraardhësin e saj që ka mbetur proverbial me shprehjen: “shumë shpejt do goditen peshqit e mëdhenj”. 

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. He mo trima! Kur ju them une se NAMYTI dhe disa te tjere ketu do te vrasin veten me 26 prill…….
    Pra Rames ju vu kushti nga SHBA. Te mos e vendos Tomen minister ne qeverine e tij te re.
    Hajde suksese shoku Rama.
    Mirupafshim ne 2025…
    Jo, miripafshim me 2029, sepse e ka thane Andi Bushati. Rama po fitoi keto zgjedhje, i ka te sigurta edhe me 2025

    Hajt te diskutojme tani, kush i fiton zgjedhjet e 2029.

    1. Ke te drejte o Juri Kim. Kshu eshte kur jemi popull “trim” saqe nje Juri KIM nuk qim,perkundrazi na qin.

    2. O IDOT NUK FITON PALLOSHI SIKUR QIELLI ME TOKEN TE BASHKOHET , NESE AI TENTON TI VJEDH KETU DO SHKOJ GJAKU NE GJU TE KALIT O IDIOT MAVI .
      PROBLEMI NUK ESHTE FITORJA E OPOZITES POR ESHTE NDRYSHIMI I SISTEMIT NE MENYRE QE TE ZBEHET SHUME FORCA E INDIVIDIT DHE SIDOMOS E LIDERIT . NE DUAM TE NDESHKOHEN TE GJITHE HAJDUTET , DUAM TE DENOHEN TE GJITHE KRIMINELET , DUAM TE LARGOHEN TE GJITHE INJORANTET DHE BYTHELEPIRSAT NGA INSTITUCIONET . NE DIAM NJE POLICI QE TE NA MBROJE DHE JO NJE POLICI QE TE NA DHUMOJE DHE SI ALEAT TE KETE KRIMIN . ME PAK FJALE O PALLA E KARIT RILINDAS NE DUAM NJERZLLIK DHE KURVA TE HARBUARA QE KUJTOJNE SE KANE SHPIRTRA NE DORE .

  2. Se mos e pati në qeveri Rama Doshin për të bërë gjithë ato hajdutllëqe me PPP e konçesione.
    Edhe nxënësit e klasave të para të shkollave të mesme në Shqipëri e kanë kuptuar që Ramës të fortët si Doshi nuk i duhen për ti bërë ministra por për të grabitur me dhunë vota..

  3. Nga mos u fut ne list per deputet , tani u kthye mos e merr ne qeverrisje o ram . Sipas llogjikes se kesaj i bie qe do fitoje perseri palloshi? Hajde ambasadore hajde , u transformove edhe ti moj e shkrete . Me duket se eshte toka qe i çorodit njerezit ketu.

  4. O Karandashi,
    po si nuk late ambasador Amerikan pa share dhe ofenduar!!!
    Mjerim aq sa me duket se kete gazete e drejton besniku i Partise, Hysni Kapo nga varri.

  5. Perfundimisht edhe Kim nje tjeter injorante e kriminalizuar
    Pas 25 prill nuk eshte per ta pjerdhur fare kete idiote
    Mbeshtetuni vetem tek Merkel e Macron se per Kim kriminelet te hyjne ne parlament por jo Ministra
    Ne Amerike do i kishin marre me shqelma

  6. kjo kurve koreane eshte ne borderone e mafjas se rames dhe nuk del dot.kjo do ppeshtyre ne fytyre dhe do dhjere ambasada me mut.po nuk del dot karakurva.

  7. Per barcalete jemi bere ne qe lejojme ambasadoret e kujdo shteti te shkelin hapur statusdin e tyre diplomatik.Kjo vlen per te dy krahet e politikes qe sillen si prostituta para ketyre njerezve te veshur me statusin e diplomatit. Ajo dhe te tjere si ajo kane gjet shesh dhe bejne pershesh. Jane harxhuar mbi 450 milione euro per “reformen” ne drejtesi dhe te vetmin te korruptuar qe ka kap KAPSI drejtesise eshte banda e Tires, ndersa Kimetja del e thote patatja mbillet ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *