• |
ide | kryesore

Albin Kurti tregon çfarë do bëjë për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Washingtonit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur për dialogun me Serbinë. Në një debat në RTV Dukagjini ai tha se kjo çështje nuk është mes 3 prioriteteve të tij qeverisëse.

“Ajo që ofrojmë ne është drejtësi dhe punësim. Janë dy çështje që i ofrojmë si qeveri e re për qytetarët e Kosovës. Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë është prioriteti i 6-të e ndonjëherë i 7-ti.

Kurrë s’janë 3 të parat. Unë duhet t’u përgjigjem qytetarëve. Nuk po them që s’do të merrem edhe me atë por nuk është prioritet as i qytetarëve dhe ai i imi”, – tha Kurti.

Por çfarë do të bëjë ai me marrëveshjen e nënshkruar nga Avdullah Hoti në Uashington?

“Ne duhet të forcojmë shtetin. S’po them se s’do të dialogojmë me Serbinë, por nuk është në prioritetet e para kjo”, – shtoi Kurti pa dhënë më shumë detaje. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. askush nuk ju beson, Vjosa jo kam shtepi jo s kam shtepi ne Marigone shtepite jane 1 milionshe euro, te varfer jane kurti e vjosa thotë:

    nuk pergjigjet ne pytjet e gazetareve. Vazhdon te recitoi. Dialogun nuk e ka prioritet, tri qeveri lane rene shkak dialogu. Ky tenton te bej te mencurin, per vota. Heren e pare 50 dite ne qeveri kete here deri ne pushime te veres 90 dite. Eshte i pa pregaditur. Mire bene protesta e gjuan me gure, si kalamaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *