• |
ide | kryesore

Andi Bejtja: Albin Kurti si modeli i kundërt i shtetit që ngriti Rama

-Instant, Arkiva, Ide, Lajme



Disa dhjetëra, qindra shami të kuqe të lidhura në pemët e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosja, rihapën një debat tejet të vonuar dhe për momentin të pavlerë: Kush është Albin Kurti?!

Kjo pyetje rierdhi në skenë, jo vetëm për fushatë nga kundërshtarët e tij politikë, por dhe për një arsye tjetër të thjeshtë:

Tashmë të gjithë e dimë brenda, dhe jashtë Kosovës se Albin Kurti jo vetëm do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, por edhe me një maxhorancë absolute qe edhe ai vetë do ta kishte zili 11 muaj më parë, kur u rrëzua në mënyrë aspak parimore nga një mocion mosbesimi nxitur nga krahu i djathtë i ish-Presidentit Trump, Richard Grenell, për një marrëveshje jo biletarele me Serbinë, të ashtuquajtur historike, por në fakt, më shumë për përfitim elektoral në Amerikë.

Shumëkush e ka të vështirë të shpjegojë realisht se si ka arritur këtë rritje kaq të madhe dhe në sondazhet më jo dashamirëse, një lider që ndenji aq pak muaj në pushtet pa patur mundësi ta tregojë plotësisht veten dhe që fundja fundit për një opinion kaq shumë pro amerikan si opinioni publik Kosovar, u rrëzua de Fakto nga Amerika e tyre e dashur.

Madje në një fare mënyrë me deklaratat e tij se ‘nuk ka ndërmend të shtrihet nën këmbët e Grenell’, i bëri dhe ‘karshillëk’ nënës Amerikë.

Kosovarët nuk u gdhinë brenda një dite as Antiamerikanë, as Antiimperialistë as Markisitë, as Leninistë, as Islamistë, siç janë munduar e po mundohen ta skicojnë Albin Kurtin dëshpërimisht kundërshtarët e pushtetit të vjetër dhe propaganda e tyre.

Kosovarët janë ata që kanë qenë, vetëm se tashmë duket se edhe pse aq pak muaj në pushtet, e njohën Albin Kurtin më mirë nga të gjithë ata që duke u munduar me vite të tëra për ta penguar me mjete të pandershme për të ardhur në pushtet po ja fusin gjithë tortën në gojë bashkë me qershi brenda.

Psikologjikisht për Kosovarët, me të gjitha këto që ndodhën, Albin Kurti është një orgazëm e lënë përgjysmë dhe kjo është një ndjesi e fortë, për të shkuar ‘Krejt dhe Drejt’ në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt.

Ndërsa duke lënë mënjanë psikologjinë, 14 Shkurti i 2021 është fitorja ‘E dy dhoma e një kuzhinë’. Albin Kurti ndryshe nga shumë liderë shqiptarë dhe jo vetëm, jeton në 61 metra katrorë dhe siç është shprehur dhe vetë e vetmja sipërfaqe shtesë që mund t’i duhet është për të sistemuar bibliotekën që i rritet për ditë.

Ka patur analistë ndërkombëtarë që për nga formimi dhe idetë e kanë krahasuar Albin Kurtin me Aleksis Cipras për shumë arsye dhe për faktin e thjeshtë që të dy nuk vinin kollare. Por Albini nuk është as Cipras. Ai tashmë ka filluar të vërë dhe kollare dhe kur është ballafaquar me ketë krahasim është shprehur ‘se nuk do e bënte atë gabim që bëri Cipras, duke u i harxhuar energjitë më shumë në luftëra me Merkel dhe ndërkombëtarët, se sa brenda Greqisë me Oligarkinë’.

Ky nuk është një ndryshim i vogël dhe në këtë hajdutëri, batërdi koncesionesh e PPP-sh që po kalojnë shqiptarët në dy anët e kufirit, mbetet akoma aktual dhe në fuqi fjalimi i Sekretarit të Shtetit John Kerry në shkurt të vitit 2014 kur u shpreh:

‘Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare’,

I majtë, i djathtë apo i qendrës, Cipras ose jo Albin Kurti do të jetë një digë për Oligarkinë dhe ky është një lajm I mirë në të dyja anët e kufirit.

PO: Albin Kurti është i majtë, në formim, në mendim dhe në mënyrë jetese, por shqiptarëve në dyja anët e kufirit nuk i vjen e keqja nga kjo lloj e majte, që në dikursin e vet politik ka në themel luftën kundra oligarkisë, kapjes së shtetit nga 4 5 duar, shkatërrimit dhe vjedhjeve të resurseve e burimeve natyrore.

Përkundrazi, një e majtë e tillë, mund të jetë e domosdoshme qoftë dhe për një periudhë të caktuar, në vende të tilla si Kosova dhe sidomos si Shqipëria, ku dhe varrezat dhe fasadat e shkollave po jepen me koncesion e PPP.

Në Kosovë, fatmirësisht po fiton modeli i kundërt i këtij shteti oligarkësh e PPP-sh që ngriti Edi Rama, ndaj pavarësisht paragjykimeve dhe frikërave më të sinqerta ndaj Albin Kurti, 14 Shkurti do jetë një lajm I mirë dhe për 25 Prillin.

Ndaj, Kosovarë, më 14 Shkurt 2021 në ditën e Shën Valentinit ‘Krejt dhe Drejt’ që në mëngjes në kutinë e votimit dhe pastaj po deshët dhe ‘Krejt dhe Drejt’ në krevat në darkë. Mos e lini Albinin një orgazëm të lënë përgjysmë.

© SYRI.net



21 Comments

  1. Edi Rama , Kryeministri me i suksesshem i te gjitha kohrave ne Shqiperi ! Sovrani Popull me 75 deputete te Psocialiste , do ta votoje dhe do t’i jape Mandatin qeverises Edi Rames dhe PSocialiste edhe ne 25 prill 2021 , me mbi 75 deputete te saj ! Takohemi me 26 prill 2021 ne Fitoren Spektakolare te PSocialiste dhe te Sovranit Popull qe mbeshteti PSocialiste dhe Edi Ramen ! Ciao , Andi Bejtja i “kazanit mediatik pleher te tipit Lapsi.al dhe Syri.net ?

    1. Aq i sukseshem eshte sa kemi frike mos na e merr gjermani se pun muajsh del ne pension Merkeli.
      I ofrojne rroge me te mire dhe i bashkohet atyre 600 mije emigranteve qe kane ikur nga suksesi i Edi Rames dhe Partise Socialiste.
      Duhet te bejme cmos mos ta merzitim se gati i ka ofertat per kancelar i Gjermanise, president i Frances dhe Sulltan Shetites i Turqise…

    2. O sovrani popull, ik ha jonxhe o ik se dhe sufllaqja eshte ushqim ekzotik per ju. KM me i sukseshem thote, por qe nuk nuk liston dot ASNJE SUSKES ne 8 vite qeveri pervecse kanabizimin dhe ” hapjen 3 here te negociatave”.

      Ah ca mjerimi eshte qe ne 2021 te lexosh lavde patetike per nje diktator.

      1. Po ti “J ” , me 25 prill 2021 kur Sovrani Popull do ti jape votbesimin dhe mandatimin PSocialiste me mbi 75 deputete te saj , per 2021 – 2025 , besoj se do hash pastaj “… “?

        1. Ore ca sben vaki, por uroj qe sovrani popull i vertete mos kete kashte ne vend te trurit si puna jote, te pakten jo kete radhe?

    3. Rrofshin banditet, Tom Doshi dhe xhaxhi Enver.

      Ne hale do shkoni si vete komunizmi bashke me Ramen

      PER SOVRANIN POPULL

  2. YMER GELBAZA KELLIRA,EDI RAMA,BATON HAXHIU DHE DULLA KOTI , TE HENEN KUJDES NGA ZEMRA KUR TE DALIN REZULTATET thotë:

    ALBIN KURTI DO TE JETE KRYEMINSTER I KOSOVES DITEN E HENE ,SHPRESOJ SE DO TE KANDIDOJ DITMIR BUSHATIN PER PRESIDENT DHE VJOSA OSMANIN PER KRYETARE TE PARLAMENTIT

  3. ALBINI ESHT FUNDI I RAMES E FRIKA E BASHS DO SHIHET PAS 2 VJETESH DO QEVERIS DOT BASHA APO DO I BASHKOHET RAMES NE PENSION , ALBINI DO JET FURTUNA E RAJONIT

    1. Hahahaha. Endrra me sy hap. E pame sa inatci dhe nursez ishte kur skish as nje jave kryeminister. Shqiptar tipik qe i di te gjitha dhe mllefi kala.

  4. Albini eshte nje risi ne mendesine politkberjes te shqiptaret. Nje risi joshese. Uroj te na dale per hajer. Votoeni Albinin!

  5. Në radhë të parë më vjen keq për Lulin, mbi të gjithë për Lulin me barrën më të madhe. Pastaj edhe për Edin. Monika e ka punën ndryshe se kur t’i dojë qejfi ia le partinë Ilirit si pilaf, dhe merr rrugët.

    Po çfarë mund të bëjë Luli me këta burra që, si klloçka, i ka mbledhur dhe i ngroh? Janë burra me nga 100 e më shumë kile, por lëpihen rreth një burri tjetër. Edhe në këtë rast Lul Basha del më i preferuari nga meshkujt se nga femrat, sipas një sondazhi të publikuar sot. Kryetarët e partive aleate, të gjithë burra, nuk i ndahen Lulit aq sa kënga e Naim Frashërit thotë për qengjin që ‘blegërin dy a tre herë/ edhe turret e merr dhènë…’.

    Ky është halli i madh i Lulit, e prandaj e them atë fjalën ‘mëshirë’. Mëshirë, edhe mirënjohje ndaj Lulit, në fakt. Mirënjohja ka lidhje me barrën që ky lider i partisë ‘klloçkë’, në njëfarë mënyre, ia heq shoqërisë. Kryetari i PD ka marrë nën flatra nja gjashtë burra që ‘nuk i duhen as dreqit

  6. Edhe nese fiton , Albin Kurti do te kete shume pengesa, do te kete shume armiq si ne Kosove e

    sidomos ne Shqiperi qe do te bejne cdo gje per ti futur shkopinj nen goma, do te vene gjithe

    arsenalin propogandistik per ta ” cmitizuar” ndershmerine e tij dhe per te ulur reputacionin e

    tij. Nuk e di sa mundesi e aftesi do kete per tia dale kunder ketyre hienave por populli pret

    shume nga Albini dhe VV-ja per nje qeverisje me fytyre njerzore dhe te pakorruptuar. Le te

    jete fitorja e Albinit ne kosove si nje zgalem per furtunen e 25 prillit ne Shqiperi qe populli

    shqiptar te heqe qafe kete qeveri qe eshte pa asnje dyshim qeveria me e keqe dhe me e korruptuar

    qe ka pase Shqiperia qe nga themelimi i Shtetit Shqiptar e sot.

    Suksese Albin , gjithe shqiptaret e ndershem i kane syte nga Ju.

  7. E cfare rendesie ka qe jeton ne aprtament te vogel? Akoma me keto folklorizma e patetizma. E rendesishme sa i afte do ishte te drejtonte shtetin dhe me aq sa tregoi kur ishte ne pushtet u tregua inatcor, arrogant, i paduruar dhe i mungon talenti dhe sensi i politikanit pragmatist. Ky eshte mendimi im per te.

  8. Vellezer Kosovar , votoni VV . Elita e “vjeter” duhet larguar me patjeter . Shikoni seç ndodhe ne vendin ame . Mos na kopjoni ne , ne jemi shembulli me negativ ne bote , jemi shembulli i fundit qe do te duhej te kopjohej ne kete bote . Albini eshte shpresa e fundit per ju . Nese Kosova deshton edhe me Albinin dhe nuk futet ne shinat e shtetit te se drejtes , atehere ngelet vetem revolucioni . Respekte dhe vetem respekte per pjesen me te mire te kombit Shqiptar , KOSOVEN dhe KOSOVARET .

  9. Albini po fiton si asnjehere dhe si askush tjeter ne emer te nje principi, nje principi qe nuk ka lidhje me afilacionet e tij marksiste, islamiste dhe anti-amerikane qe jane shume te verteta ne fakt. Albini po fiton ne emer te principit te demokracise qe u poshterua nga makinacionet e partive te tjera. Kosovaret jane mesa duket shume te kujdesshem ndaj kesaj dhe kjo eshte fantastike.

  10. Me vjen te qesh sa shpejt ekzaltohen shqiptaret per cdo gje dhe pastaj shfryhen si tollumbac. Popull i papjekur.

  11. Po ti “J ” , me 25 prill 2021 kur Sovrani Popull do ti jape votbesimin dhe mandatimin PSocialiste me mbi 75 deputete te saj , per 2021 – 2025 , besoj se do hash pastaj “… “?

  12. Po na bën shumë kurioz me këtë alienin “sovran populi” që qënka hapur kaq shumë në Shqipëri si në kohë të Dullës e votonte 99.99% për partinë e punës e shokun Enver.
    A rgua qenka mbushur e tërë Shqipëria me kultivues e trafikantë kanabisi se vetëm për këtë është shquar EDrama.
    Kaq për ty o alieni “sovran popul”
    Sa për zbulimin e Bejtjes se Albini do të dijë të bëjë shtet më mirë se Edvini, i jap të drejtë vetëm për një gjë.
    Cilido që të vijë si kryeministër , në Shqipëri apo Kosovë, më mirë se karagjozi dymetrosh me siguri që do të qeverisë , por ama cilido pushtetar duhet që më së paku të qeverisë një vit, pa ta vlerësojmë.
    Albini nuk është provuar akoma, ama qeverisjet e majta i kemi provuar dhe ju a kemi pirë lëngun, si në Shqipëri, edhe në Kosovë.
    Kam vënë re se po të bëj një koment me mendim ndryshe nga Andët (Bejtja apo Bushati), më del menjëherë shënimi se po “komentoj dëndur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *