• |
ide | kryesore

Brexit sjell pasoja të rënda për eksportet britanike drejt BE-së

-Instant, Lajme, Planet

Gjysma e kompanive britanike që eksportojnë drejt Bashkimit Europian po vuajnë nga rregullat e reja tregtare post-Brexit, theksoi sot Dhoma Britanike e Tregtisë, që kërkon ndihmën e qeverisë.


“Studimi tregon se 49% e eksportuesve kanë pasur vështirësi të përshtaten me daljen nga tregu unik që prej 1 janarit, që ka shkaktuar komplikacione administrative”, sipas komunikatës.


Pjesa madje rritet në 51% për kompanitë prodhuese që varen nga tregtia me BE-në. Dhoma Britanike e Tregtisë ka pyetur 1 000 kompani nga 18 deri më 31 janar, duke përfshirë 470 eksportues të mallrave dhe shërbimeve.

“Aktiviteti i biznesit dhe perspektivat e Britanisë së Madhe për një rimëkëmbje solide ekonomike, po ndikohen nga ndryshimet në kufi”, thekson Adam Marshall, drejtori menaxhues i Dhomës Britanike të Tregtisë. Britania e Madhe dhe BE kanë arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila heq tarifat, por që nuk ofron të njëjtat avantazhe si tregu i vetëm.

“Kjo marrëveshje e arritur në prag të Krishtlindjes i la kompanitë në errësirë ​​deri në momentin e fundit, gjë që i pengoi ata të përgatiteshin”, sipas Marshall./ATSH

1 Comment

  1. ky eshte vetem fillimi pasojave,por ,ne kushtet e interesit dhe concurrent ces se eger deshirat e pamundesit ,pervojat dhe fuqija ,do shperbehen ndaj njeritjetrit me ekstremitet trishtues ,skandaloz,e gjith kjo sepse nuk kan zhvillu vlerat te verteten por antivlerat,ku deri tani kostot kan ren mbi pjesen tjeter te botes tani po ju bjen drejtperdrejt brenda tyre,dhe kurrsesi smund ta shmangin apo tua hellin tjerve mbasi ajo epok tashme ka mbaruar,ky koment behet qe te interesuarit ,e projektimeve te mella te kuptojne qe padrejtesija u krijua si shah mat kunder lojtareve te vet,me kurse projektuesit i vendosen emer modern interes, tani ran ne kurthin e vet rrugdalja eshte vetem e verteta duke kthyer hakun nder njerz ,dhe duke kthyer urrejtjen ne dashuri luften ne paqe keshtu kthejn edhe problemet ne zgjillje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu