• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT komprometuese të gjyqtares së Krujës me avokatin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përveç përgjimeve telefonike, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku janë vënë edhe nën vëzhgim ambiental nga ana e hetuesve.

Në disa foto të siguruara nga lapsi.al, prokurorja shihet duke diskutuar me avokatin, me të cilin kishin krijuar skemën e korrupsionit për lirimin e të burgosurve të dënuar për krime të rënda.

Midis filmimeve në dosjen hetimore janë edhe disa foto kur gjyqtarja dhe avokati shihen duke blerë ëmbëlsira në një pastiçeri.

Në dosjen e prokurorisë ka edhe foto ku gjyqtarja së bashku me shoferin e saj Shkëlqim Shullazi dhe avokatin Tabaku janë fotografuar duke hyrë në një apartament të marrë me qera në Tiranë ku gjyqtarja kalon natën. ©LAPSI.al




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *