• |
ide | kryesore

Flet Kurti/ Pse u prishën marrëdhëniet me Ramën dhe ç’ndodh me rikthimin tim në qeveri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti është i bindur se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Çështja është se, si ai edhe partnerja e tij Vjosa Osmani që është kandidate për Presidente nuk kanë marrëdhënie të mira me qeverinë e Tiranës që ende drejtohet nga Edi Rama. I pyetur në debatin me gazetarë në RTV Dukagjini, Kurti tha se ajo që shkaktoi krisjen e marrëdhënieve me Ramën ishin idetë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Nga pikëpamja jonë, marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri duhet të jenë përtej qeverive e partive që shkojnë e vijnë. Me Ramën nuk kanë qenë marrëdhënie të këqija. Nuk kanë qenë të mira për shkak të ideve të shkëmbimit territorial që u shndërruan në projekt. Më pas mosmarrëveshjeve iu shtuan edhe më pas edhe ajo e Minishengenit” – tha Kurti që gjithsesi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në 3 fusha konkrete.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është që të kalojmë nga marrëveshjet në mekanizma konkrete. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Shqipëria dhe Kosova. E para politika e jashtme, nuk e kemi komoditetin që Kosova dhe Shqipëria të kenë diferenca në politikën e jashtme.

E dyta është siguria dhe mbrojtja dhe e treta burimet dhe energjia. Në këto tre fusha duhet të kemi komisione të përbashkëta. Pastaj duhet të krijojmë zgjidhje edhe për probleme konkrete. Mbledhjet mes 2 qeverie duhet të kalojnë mes në mekanizma konkrete. Në mbledhje duhet të ketë raport llogaridhënës” – tha Kurti.

Po a është problem futja në zgjedhje e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

“Nuk e shoh që ta shohin problematike edhe Vetëvendosjen e Tiranës. Madje as Rama nuk besoj se e sheh si problem. Ajo i jep vlera demokracisë” – tha Kurti. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. ZOTI KURTI HAPU I PARE DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES FHE VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT

  2. Albin Kurti flet qarte: unifikim ne politike te jashtme, mbrojtje dhe energji. Ceshtja eshte se kujt i drejtohet.
    Ed rrumpalla vuan nga narcisizmi, ndoshta edhe semundje te tjera mendore. Nuk e ka te qarte qe eshte perkohesisht drejtues te nje populli te vogel ekonomikisht te mjere qe ka humbur edhe busullen shpiterore. E vetmja gje qe i intereson rrumpalles tone eshte pushteti dhe propaganda gebelsiane.

    1. Ky kokëcepshi sa u bë rradhën e kaluar kryeministër i hoqi taksën Haradinaj Serbisë dhe na hiqet si Atdhetar.Është këlysh I Sorrosit dhe agjent i Serbisë, keni për tja parë hajrin shumë shpejt o malokët e Kosovës se kush është Albin Kari që edhe gruan e ka të huaj dhe si flet shqip!

    2. Mutak, jo Durrsak je ti. Injorant i pavlerë. Cigan mbase, që në vend të “Shipëria” e shkruan “shqipria”!!!!!
      Jam krenar që jam shqiptar nga një pjesë e Shqipërisë – Prizreni, dhe jo MUT si ti që s’ke komb.

  3. Je nje mije vjet larg nga ky psikopati une.popullit i duhen burra shteti si ty e vjosa e jo felliqesira qe mundohen si e sì te shqyejne e te varferojne kete shqiperi te shumevuajtur.te uroj fitore!!!!!

  4. heren e pare 50 KM heren e dyte 90 dite, ky mendon se bota sillet rreth tij. thotë:

    Ky i cakton vete prioritetet. Ka harruar se tri qeveri kane rene shkaku i dialogut dhe raportet me ShBA. Ky ende sillet sikur opozite, si asgje nuk ka ndodhur. Eshte i pa pregaditur per te udheheq. Ndoshta behet KM por shkurt nrse nuk nderron qasje. Jo kete here mund ta mbaj qeverine 90 dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *