• |
ide | kryesore

Haradinaj-Vuçiçit: Po s’e njohe Kosovën deri në 2025-ën, bashkohemi me Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, i është kthyer idesë së bashkimit mes Kosovës e Shqipërisë.

Gjatë një takimi me mbështetësit e partisë që drejton, ish-kryeministri theksoi se nëse Serbia nuk e njeh Kosovës deri në vitin 2025, atëherë do shkohet drejt bashkimit me Shqipërinë, shkruan Lajmi.

“Arsyeja pse jemi të bllokuar është Serbia e Vuçiçi. Nëse votohet AAK-ja, atëherë votohem edhe unë për president të vendit. Si president i vendit do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfill Serbinë. Do të shkojmë në logjikën e veprimeve që i kemi bërë në të kaluarën me ushtrinë, Trepçën dhe pavarësimin energjetik.

Nëse në vitin 2025 nuk jemi anëtar i OKB-së, NATO-s dhe nuk jemi në përparim të integrimit në BE, unë do të punoj që ne bashkë me votë të vendosim për bashkim me Shqipërinë. I them Vuçiçit, largohu nga rruga e Kosovës. Njihe Kosovën që të jetojmë në paqe. Nëse jo, populli i Kosovës do të ecë rrugës së vetë dhe shkojmë në bashkim me Shqipërinë” – tha Haradinaj.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *