• |
ide | kryesore

Politika bie dakord, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një qytet të Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Projekti-pilot i votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të implementohet vetëm në Tiranë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se është arritur dakordësia midis partive politike që ky projekt të zhvillohet vetëm në kryeqytet për shkak të periudhës së shkurtër dhe financimit. PD-LSI propozuan më herët projekti-pilot të implementohej në Korçë e Fier, kurse PS në Tiranë e Korçë.

“Sikurse jeni në dijeni, KQZ ka synuar të implementonte projektin pilot në jo më pak se 10% të qendrave të votimit apo më shumë se 20% të qendrave të votimit, projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur me partitë të kishim dakordësi mbi zonat ku ky projekt do implementohej. Pas diskutimeve, të shumta dhe konsultimeve jemi dakordësur që për shkak të ngushtësisë së kohës, implikimeve financiare e njerëzore. Do ishte e vështirë për KQZ që ta shtrinte implementimin në një numër qendrash votimi me jo më pak se 10% apo më shumë se 20%. Qëndronte interesi që për këto zgjedhje ky të implementohej në mënyrë pilot. Prandaj kemi ceduar, si KQZ apo partitë politike nga interesi i parë për të zhvilluar këtë projekt në këtë segment. Dhe jemi dakordësuar që të jetë e mundur në një zonë më të vogël. Pas konsultimeve të bëra nga komisioneri shtetëror, projekti pilot të implementohet në një prej ZAZ-ve të Tiranës. Do të na krijonte dhe jepte një indicie mbi efektet e projektit. Mendohet të jetë njësia zona zgjedhore që i përket njësisë nr.8, ose nr.3 në Tiranë. Secila ka nga 52 qendra votimit. Kemi vendosur limitin. Kemi marrë në referencë këto dy, nuk fsheh një prej këtyre dy njësive mund të ishte zona ku mund të implementohet projekti. Konsideruar planin dhe përbërjen demografike të këtyre dy zonave.”– tha Celibashi.



2 Comments

  1. KETA JANE QESHARAK . KETU TURPI PASKA IK REFUGJAT ME KOHE DHE SIPAS ERES NUK KA ME U KTHY EDHE PAE CA DEKADA TE TJERA . PO PSE NE NJE QYTET ? JU KENI 15 VJET QE KERKONI TE DYJA PALET VOTIM DHE NUMERIM ELEKTRONIK DHE GJITHMONE KJO DESHIRE VANITET NE ÇASTET E FUNDIT . TE JETE RASTESI? O QORRAT DHE SUFLLAQEZHINJ E PARTIVE , MOS HARRONI 25 PIDHIN . KURVAT E POLITIKES DUAN BYTHE TE NJOME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *