• |
ide | kryesore

Shkelën masat anti-Covid/ Policia ndëshkon mbi 1300 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1278 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.


Gjithashtu, janë ndëshkuar 10 administratorë subjektesh që kanë zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 41 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur pas orarit të lejuar.


Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur nga rastet e shtuara të infektimit me COVID-19, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme në të gjithë vendin kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 1103 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative 175 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskën mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 59 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 10 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 41 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes së aktivitetit, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu