• |
ide | kryesore

Zjarr i qëllimshëm në një banesë në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar

Arkiva



Një banesë në rrugën “Muharrem Gura” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm pasi e njëjta situatë ka ndodhur edhe 3 ditë më parë në të njëjtin vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në banesën e shtetasit me iniciale I.P. Zjarrfikësja në fillim nuk mundi të kalonte për shkak të rrugës së ngushtë. Më pas janë dërguar dy zjarrfikëse më të vogla, për të shuar flakët. Banorët u evakuan nga pallati. Policia, ndërkohë ka nisur hetimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *