• |
ide | kryesore

Basha bllokohet rrugës për në Shkodër: Qeveria dështoi, nuk ndihmoi dot qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike me News 24 tha se situata në rrugë është e rëndë.

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake.
Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat”, – tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese.

“Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, – deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër.



7 Comments

  1. Kjo ben diferencen. Opozita ne rruge me qytetaret ne veshtersi, qeveria qe ka fonde mjete para e struktura ne gjume. Ndryshimi eshte domosdoshmeri. Situata e paralajmeruar qe para nje jave, pa asnje mase paraprake, me fonde te derdhura pa hesap ne kompani te kontraktuara, vetem me shperndarje krype para nisjes se reshjeve, siç veprohet ne Europe sdo kish asnje problem ne rruget nacionale. Delet meritojne qeverine qe kane.

  2. Cte duhet qe del ne shi or varkar apo edhe shiun e pruri Rama.
    Aty rri sa te dergojme helikopterin ,nderkohe bej pak not se te ben mire ,kaqol mamaje.

  3. Ju qe e percmoni lulin nga mengjesi ne darke neser do ua mbaje ne goje ate gjene qe te mos pzeni se cat trapin .e fjalor rrugesh Apo kujtoni se i shtoni pike km ,me teper dem po i bani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *