• |
ide | kryesore

Basha: Para 8-vjetësh shqiptarët morën si kryeministër një aktor estrade që nuk mban përgjegjësi për dështimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratie, Lulzim Basha, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se kryeminstri Edi Rama nuk mban përgjegjësi për dështimet e tij, por akuzon të tjerët. Basha shton se ka ardhur koha që vendi të ketë një kryeministër të vërtetë.

“Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.

Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”, shkruan Basha në Facebook.



5 Comments

  1. Sa mire do ishte Rama te ishte humorist portokallie dhe Flor Binaj te ishte Kryeminister.
    Gjerat do kishin qene ku e ku me mire.

  2. WWW – Zagar i Ram rrumpalles je. Hiqeni si neutrale por kundermoni qe larg. Askush nuk tha qe rrumpalla juaj eshte aktor, kjo do t’i bente nder. Ed rrumpalla eshte batutaxhi dhe gaztor me mendje te perdredhur.

  3. Hajde merre seriozisht ket pallen.

    Ishte nr 2 ne qeveri kur PD pesoi humbjen me te thellene historine e vet (edhe me te thelle se ’97) – asnje pergjegjesi. Perkundrazi mori partine qyl nga Sala.
    Humbi zgjedhjet lokale – asnje pergjegjesi
    Humbi zgjedhjet qendrore – asnje pergjegjesi
    Nxorri deputetet nga parlamenti me synimin per te shkaktuar krize qeveritare dhe deshtoi – asnje pergjegjesi
    Nxorri njerezit ne rruge per tre muaj dhe deshtoi – asnje pergjegjesi
    Humbi gjithe bashkite ne zgjedhjet e tjera lokale – asnje pergjegjesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *