• |
ide | kryesore

Flet mjeku Edvin Prifti: Është sulm nga Edi Rama. Unë s’kam bërë asgjë jam i pastër

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mjeku Edvin Prifti, në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për pezullimin e tij.


“Është sulm nga Edi Rama. Unë s’kam bërë asgjë jam i pastër. Besoj jemi në fushatë elektorale ndaj është gjithë ky sulm”, tha ai.


Ditën e sotme prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për mjekun Edvin Prifti, emri i të cilit doli nga përgjimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Atij iu sekuestruan edhe 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që iu gjetën në banesë dhe në zyrën e tij. Mjeku kardiolog është shprehur se është i pafajshëm ndaj akuzave që i janë ngritur dhe se provat i ka dorëzuar në gjykatë.

“Kjo është një kërkesë që bëri prokurori, që bazohej në faktin e një sasie të ardhurash që u gjendën në shtëpinë time dhe e konsideroi të arsyeshme një ashpërsim të masës në arrest me burg. Pasi ai e kërkoi këtë, ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme nga një kontratë shit-blerje nga një pronë e bashkëshortes time që e ka trashëguar nga prindërit.

Çdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme dhe me punën që kam bërë, pasi kam punuar në qendrat më të mira kërkimore të botës dhe vetëm çmimet që kam marrë arrijnë në 220 mijë euro. Ato lekë të sekuestruara ishin të bashkëshortes dhe nuk e pashë të arsyeshme që për 48 orë t’i depozitoja.

Kam besim se drejtësia mund të funksionojë, por pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin tashmë që unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arrestimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha.

Unë jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm për vednin tim, pasi i gjeta qytetarët duke mbushur “charter-a” për t’u operuar në Turqi. Unë kam qenë ai që denoncova pandeminë COVID-19, që mbrojta studentët, që kamë dhënë kontributin tim për Shqipërinë. Paratë ishin në shtëpi pas shitjes së pronës nga bashkëshortja ime dhe motra e saj. Do blihej një objekt tjetër, që edhe ai do të blihej me “cash”, ndaj menduam që t’i mbanim në shtëpi. Unë pres që të më burgosin, pasi edhe vendimi u tha nga të tjerë”, tha më tej Prifti.

36 Comments

  1. Po Edi Rama perse e ka bere kete sulm!? Apo ky mjeku Edvin Prifti kerkon te behet k/minister?
    Hajde Muti i Kristaqit, cfare pret!? Na cfaq nje citat te koncentruar folozofik.

    1. Mos u merzit z. Prifti. Shiko mos ka ndonje xenxe shoku prokuror Altin Dumani, i biri i partise se punes dhe PS. Kto kauret e Fierit e mbajne shume inatin e partise.

  2. 20 milion eur km i rruges te unaza qe po iknin te gjitha ofshore dhe asnje nuk arrestatohet,,, 350 milion eur rruga milot balldren,,,kan ku te kapin plot derisa te shkojne tek mjeku

    1. Ne fakt spak po merret me gjithe te vdekmit dhe porosite politike

      Aspak vegel qorre e ramamutit

      Prsim kim fytyrebythen qe ta shesi si sukses te reformes ne drejtesi , paturpesite e zyrokrateve ne republike bananesh si hale al-banja

      Me ato kallezimet per prishjen e teatrit kombetar ca ka bere aspaku????

      Deri tani asnje veprim hetimor nga a spaku per teatrin kombetar dhe qindra kallezime te tjera per superabuzuesit ne shtet por hetohet nje mjek per show, nuk ka asnje hetim per psh drejtori i qsut per qindra tender e nga koha e ilir beqes por nje mjek hetohet me perparesi…

      Show i neveritshem nga zorraqorre e aspakut.

      Tendera me 300 milion te paracktuar korrupsion anekend mafia e ndragheta plot ne pergjime etj por arben kraja dhe kalamajte e spiuneve ne spak zgjedhin te hetojne nje mjek

      Ne fund te dites ky mjek i superkualifikuar per nje hale si shqiperia e ramapjelljes ka operuar me qindra njerez perkunder mjekesise se munguar te ilir beqes dhe spitaleve private ku cmimi eshte i paperballueshem

      Pra hetohet nje mjek qe eshte paguar per kuslifikimet qe ka, por rama per cfare paguhet nga oligarket e xhepit te vogel??? Mos valla rama paguget er te ndare leket e buxhetit me oligarket?? Buxhet qe e paguan cdo lexues ne cdo mall qe blen dhe para qe shpenzon?? Pra rama ka keto kualifilime ????per vezhderret socialiste te ndash leket e buxhetit mia tua e tyre me oligarket duhet kualifikim nga ndragheta apo kamorra? Dhe si i tille nuk hetohet nga aspak??
      Pra hetojme nje mjek???
      Por nuk hetojme nje kryeminister me ze dhe figure ne vjedhjet e votave ne diber me ymer lalen kontigjent burgu…

      Reforma e karit ose e drejtesise
      Sepse te gjithe po marrin karin dhe rama po mbush xhepat me paret tona

      Ju kerkoj ndjese por paturpesia ka arritur ne kufijte revoltes…

      1. Po ik o Toni, leri cmimet e perballueshme, se kam dhjetra vite qe paguaj sigurime shendetesore. Nuk mund te justifikosh nje hajdut, sado i afte qe mund te jete..mbetet hajdut!

  3. Skam pare ndonje here reagim me idiot se ky i mjekut, ne vend qe te justifikoje parate, se ajo qe shiti gruaja prone nuk qendron, kapet kot se koti me shpresen qe duke e kthyer ne politike do te shpetoje po te vije pala tjeter. Nje gje eshte e sigurte qe edhe pala tjeter te vije ky do ngeli ne burg se eshte kap me gati 500 mije euro cash me shpi e me pergjim per korrupsion e askush sdo te ndyje vetem duke mbrojtur kete

    1. Te garantoj qe bojaxhiu psikopat qe ti voton per thesin e miellit (nje per kater vjet),po ti bejne nje kontroll te thjesht i zbulojne me shume se 50miliard euro.apo ky eshte biri juaj.une do te thoja muti juaj.

      1. Po cfare eshte ky reagim kari, edhe ty tu mbush mendja se e ka nga Rama? O kara mos e humbisni llogjiken me urejtjen kunder Rames

        1. Sigurisht qe vjedh me pak.le te denohet nese gjejne prova.denimi vendoset nga vepra penale qe ti ke kryer e jo nga bindjet politike ose nga posti qe mban.40milion euro te vjedhura nga kryetari juaj e asnje sekonde burg.me miliarda euro korrupsion e zhvatje ne krye te bashkise tirane e asnje sekonde burg.cdo qindarke e derdhur per energjine elektrike e ujin perfundon ne xhepin e bojaxhiut.per mos tu zgjatur akoma me qindra e mijera vjedhje te faktuara e kurr nen proces nga nje individ i paarsimuar.thjesht bojaxhi.

  4. Shyqyr qe erdhi ky te pakten me lek apo pa lek filluan te behen operacionet ne kardiokirurgji(vleren per nje jete te shpetuar e cakton secili vete) 60-70% e pacienteve vdisnin duke prit rradhen per tu operuar. Dmth edhe te kishe leke nuk te operonte njeri ose duhet te ikje jashte me cmime stratosferike, ose do te operonte ndonje i huaj qe mesonte doren neper spitalet provate. Po njerezit harrojne shpejt.Tani te punoje nje mjek me 45000 leke rroge ne qsut eshte absurde, aq mw teper nje katdiokirurg. Vk ky muhabet te fillojne sulmet kur kan dal qindra skandale me pushtetare e nuk e rrun njeri po vk. Ishalla ikin te gjithe qe ti beje operacionet SPAKU pastaj.

    1. Po dale or zoteri se me 500 mije apo 1 milion euro ne vit nuk paguhet as kardiokirurgu i Charitè, kryeklinikes se Europes. Jo kaq indulgjente me njerezit qe iu rrjepin se do t’ju rrjepin edhe me shume.

  5. Qe daktorri nuk asht komunist–kete e di si buka qe ha– that Qazim Mlleti,
    por osht kap ne demonstrate.
    Ky paska qene kale I shkelqyer.

  6. Sulm i paster politik ndaj demokratit te madh Dr . Priftit.
    Eshte vertetuar me prova katerciperisht te pa kundershtueshme se ate gjysem miljon euro qe kishte gjendje Dr Prifti ja kane futur socialistat ne shtepi per ta inkriminuar.

    1. Doktor Edvini edhe ne paste marre leke nen dore (veprim i paligjshem natyrisht dhe qe duhet te provohet nga gjykata) ama ka shpetuar jete njerezish. Ndersa piktori Edvin qe ka fituar miliarda nga buxheti i shtetit nepermjet tenderave e manipulimeve te ndryshme, jo vetem qe nuk ka shpetuar ndonje jete, por edhe ka marre jete. Mjafton te kujtosh menaxhimin e pandemise nga piktori Edvin, (i cili nje here e nje kohe u mburr se na kishte shpetuar nga mijra te vdekur dhe nga male me kufoma) per te bere vlersimin e dy Edvineve. Nderkohe me Edvin piktorin nuk merret askush… As i madhi Julian Zyla me Buzkuqe Luarasin.

      1. ti tani po justifikon nje cope hajdut, sado i afte! Ka lene kushedi sa persona ne rradhe nderkohe qe vdisnin ne rradhe..Mos u merr me Ranziun, nuk ka bythe ky te rrije krahasimi..

  7. Meqe km dru eshte perzier atehere doktori eshte ok. Meqe pjella e ish sigurimsit eshte perzjer do te thot doktori eshte i paster dhe sociopati km i kujton te gjith si veten. Mjerani km.

  8. Keta ja fusin pordhes kot, edhe juristi me i dobet e shkerdhen kete prokurori qe ne menyren si e ka “peshkuar” kete mjek qe eshte aset kombetar sic tha dhe dikush me lart per nje hale si Shqiperia! Ju qe i beni tifozllik Rames jeni vari karsa eshte e kote te merresh me ju .. zorret ne fyt, do ju ndeshkoje populli shqiptar pa merak se e di gjithe rinia shqiptare cfare mendimi ka per kete monster parti! Do filloje me grupin armiqesor ne cdo fushe psikopati, alo Ndragheta .. c’na thoni per KM apo te presim Saje Qorrin po publikoi ndonje gje ne vazhdim!

  9. Eshte hajdut i ndershem se ka mjekuar popllin.
    Poplli do gjak dhe ky qole do ta bejne kurban.
    Ama eshte hajdut.

  10. Ky doktori eshte kap ne pergjime duke bere pazare.
    Kontrollet ne zyre dhe shtepi gjeten shuma te medha parash dhe vertetuan dyshimet e prokurorise.
    Doktori ankohet e thot se eshte sulm politik.
    Talibanet e SHQUPit dalin ne mbrojtje te doktorit.

    Po i njejti pazar qe perseritet prej vitesh dhe talibanet gjithmone ne anen e gabuar te ligjit. Qofshin prokurore te korruptuar, mjeke te korruptuar, maloke qe xajne tokat, rrob qe spaguajne korrentin dhe ujin…..

  11. Po si mund te arrestohet nje thesar i tille.Do ta besoja po te dalin ta akuzojne persona drejt per drejte.Ai dhe mund te kete mare dhurata nga familjare por ska detyruar kerkend.Tek e fundit ka shpetuar jete.Me ato rroga qe marin!!Po tani do ti operoje Rama?

  12. “Une kam qene i pari qe denoncova pandemine….”. Keshtu eshte kur te kercasin byzylyket, nuk di ca flet. Ti more palaco mund te kesh shpetuar e sheruar njerez sa i takon profesionit, por i ke rrjep per se gjalli. Kjo nuk ka lidhje me betimin ne profesionin tend. Dhe sa per rastin e pandemise kujtoj shume qarte ne emisionin ‘open’ kur te pyeten per masat mbrojtese te stafeve mjeksore dhe nuk pate turp te thoje qe qeveria i ka kompletuar te gjithe, nderkohe qe ke infektivi nuk kishin as sapun, more palaco. Dhe sa per ttitujt qe ke, ne dijenine time ato konsiderohen ‘pasaporta’ aksesi kudo dhe nuk di qe kembehen me leke, vetem ty te ndodhin keto mrekulli ndersa mjekeve te tjere jo.

  13. Nuk e kuptova c’pune ka Rame qelbesira me Mjek hajdutin..Tani kete e kapen me gjysem milioni Eur dhe po justifikohet me politiken..bej nje ayd vite burg edhe ti se njerezit varfanjake i ke lene te vdesin ne karroca spitali ne rradhe!

  14. Po normal qe nga Edi Rama e ke sulmin, sepse ai te theu shtepine dhe te vendosi gjysem miliard lek nen dyshek, dhe pastaj tha hajde ta arrestojme doktorin e ndershem. Po kush i ha keto o palle dr?

  15. Pagesat me para ne dore me shuma te medha nuk i lejon ligji ne Shqiperi. Keshtu qe je minimalisht fajtor dy here, qe i ke marre dhe qe kishe ndermend ti perdorje po cash per blerje.

    Denimi eshte me burg.

    Pastaj je nen hetim nga SPAK per marrje parash nen dore per operacione ne spitalin publik ku
    punon.

    Me burg denohet edhe kjo.

    I denueshem je edhe nga pikepamja morale!

    Shqiperia u lejon mjekeve shteterore te punojne edhe ne privat. Spitale private ka plot, mjeket aty paguhen mire. Askush nuk te pengon, nese je i bindur per vleren ne treg te aftesive te tua, ta hapesh ti vete nje klinike private! Me kredencialet qe ke mund te punosh kudo ne bote, me paga shume te mira!

    Ca dreqin do athere qe zhvat gjynahqaret qe s’kane rruge tjeter pervec spitalit publik!?

    Pergjigjja e gjithe fares suaj njihet boterisht: ju doni te kapitalizoni mbi njohurite dhe profesionin tuaj human sa me shume te jete e mundur, por pa marre asnje pergjegjesi, as profesionale e as fiskale!

    E preferoni 100 here punen ne shtet pasi aty paret i merrni ne dore, cash, krej pa taksa e pa asnje pergjegjesi ligjore! Vertete klientet e shteterorit jane me te varfer se ata te privatit, ama ata jane ku e ku me te shumte! Nderkohe ne shtet nuk keni as kosto per te paguar (ua paguajme ne me taksat tona) as para per te ndare me pronaret e spitaleve private.

    Keshtu pra zoteri, mos shit dengla

    Edhe kjo po u vertetua denohet me burg.

    Fakti qe je profesinist i zoti nuk i perjashton krimet e mesiperme.

    Nga pikepamja morale pastaj

  16. Ne kete shtet nuk ka vend per te miret dhe te zotet, por vetem per maskarenjte. Ketu dalin perdite afere tenderash, dhe SPAK fle. Nderkohe kontrollon shtepine e nje mjeku. Si cudi???? Se ai mund t’i kishte leket ne banke dhe nuk kishin cfare te gjenin. Spiunet jane ne sherbim pa pare!!!!

    Me keto veprime qeveria ii thone te zoteve, largohuni se nuk iu shohim dot me sy. Me vjen keq, pasi pervec meritave te tij, vjen nga nje familje intelektuale (i jati nga profesoret me te nderuar ne UT). Besoj ne zotnillekun dhe fisnikerine e ketij njeriu.

    Nje profesionit i zoti, nuk ka nevoje te kerkoj leke, pasi ai punon fort dhe leku i vjen vet. Po kete nuk e kupton dot Rama qe ka 23 vjet qe paguhet nga taksat tona dhe 20% e tenderave. Njoh dhjetera gra dhe burra te zot qe punojne ne 7 dite te javes, 30 dite te muajit dhe 365 dite te vitit, vetem per te siguruar mireqenien e familjeve te tyre dhe te mos zhyten ne llume. Njoh mjek qe pasi mbarojne ne QSUT shkojne punone ne klinika private me honorare (punojne nga ora 8:00-20:00). Keto jane mjeket qe bejne emer dhe zotesine e tyre nuk e baltos dot z. Rama dhe falangat e tij per te na terhequr vemendjen perpara zgjedhjeve.

    Sot ne Shqiperi ka shume mundesi per tu operauar nga zemra dhe doktori nuk mund te detyronte njeri qe te paguante, pasi pagese per pagese njerezit shkonin tek privati. O ju njerez qe ulurini per doktorin a mund te thoni nese keni dhene vet leke. Nese po, flisni dhe ngriheni zerin. Por nese jo atehere duhet te ngrihemi te gjithe per te mbrojtur integritetin e mjekut.

  17. Krimbi ka hyre brenda ne palce dhe nuk ka zot qe ta heqe,vetem nqs e vrasim trupin.
    Ky krimb qe eshte vjedhja eshte kombetare dhe nderkombetare.
    Kur sheh Meten me tefter ne dore si bakall fshati duke vjedhur keta te tjeret duken si pioniere.
    Z Meta ka nje vendim gjykate si pafajshem njelloj si keta kriminele qe leshon gjykata.Pra hajduti me vendim gjykate(qe jane hajdute edhe ata) behet i ndershem.
    Me vjen keq per kete doktor qe do tredhet sikur te jete kale.
    Por ama nuk ka vjedhur si Meta por eshte shperblyer dy here per te njejten pune.Po prape ngelet hajdut .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu