• |
ide | kryesore

Hajduti tenton t’i vjedhë makinën, El Shaarawy e ndjek dhe e neutralizon

-Instant, Sport



Në fushë, detyra e tij është ti shpëtojë kundërshtarëve, por padyshim që El Shaarawy ia del shumë mirë edhe markimeve të afërta. Sulmuesi anësor i Romës në fakt ka befasuar një hajdut i cili po përpiqej ti vidhte makinën dhe pasi e ndoqi e bllokoi atë falë edhe ndërhyrjes së policisë. Gjithçka ndodhi në pak çaste, pasdite, në rrugën Afrika e Jugut në Eur.

Pasi pikasi personin që kishte qëllimin për ti thyer xhamin e makinës së tij, Faraoni menjëherë ndërhyri, duke bërë që hajduti të merrte arratinë. Një ikje e shkurtër për të thënë të vërtetën, sepse sapo ai filloi të vraponte, El Shaarawy e arriti menjëherë e kapi dhe e bllokoi së bashku me forcat e policisë që ishin aty të pranishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *