• |
ide | kryesore

I shpëtuan Gjykatësit Sportiv, por jo Federatës: rrezik përjashtimi për Agnelli e skualifikimi për Conte

-Instant, Sport



Pas hapjes së një dosjeje nga Prokuroria e FIGC (Federatës italiane) për të hetuar modalitetet dhe përmbajtjen e mosmarrëveshjes mes Andrea Agnelli dhe Antonio Conte gjatë Juventus-Inter në Kupën e Italisë, për dy protagonistët skenari në thelb të çon në dy lloje dënimesh: një gjobë ose një skualifikim, jo shumë i rëndë duke pasur parasysh që nuk ka ndodhur asnjë shkelje raciste ose diskriminuese.

Janë dy nene të Kodit të Drejtësisë Sportive që mund të lidhen me presidentin e Juventusit dhe trajnerin e zikaltërve: 39-a, për sjellje jo sportive dhe 4-a, mbi parimet e korrektësisë dhe ndershmërisë. Pa harruar implikimet e mundshme që çojnë tek Fabio Paratici dhe Gabriele Orali (flitet për një debat mes të dyve në tunelin e dhomave të zhveshjes) duke pasur parasysh që prokurori Chinè kërkoi një hetim për të konstatuar “sjelljen e drejtuesve dhe anëtarëve të Juventus dhe zikaltërve gjatë dhe në fund të garës “.

Duke përjashtuar dokumente ose fraza të reja që nuk janë bërë ende të ditura – e rëndësishme në këtë sens thirrja e arbitrit të katërt për të treguar atë që ka dëgjuar në fushë -, shkohet drejt një gjobe ose një skualifikimi të shkurtër (një muaj përjashtim për Agnelli, dy ndeshje ndalim për Conte).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *