• |
ide | kryesore

Moti i ftohtë ‘ngrin’ kampionatet: FSHF njofton vendimin

-Instant, Sport



Kushtet e vështira atmosferike dhe i ftohti që ka pushtuar Shqipërinë ka gjunjëzuar edhe futbollin. Duke parë atë që po ndodh, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos zhvillohen ndeshjet e Kategorisë së dytë, duke filluar nga dita e nesërme, për një datë të pacakatuar. Për fat, Superioria ka përfunduar javën e 19 me katër ndeshjet e luajtura sot në drekë, por nëse gjendja nuk ndryshon situata do të bëhet e ndërlikuar edhe për këtë nivel të futbollit.

Komunikatë për shtyp

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *