• |
ide | kryesore

PD: Qytetarët kanë mbetur në rrugë, Rama premtoi 500 borëpastruese dhe gënjeu

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar pasi sipas tij, kishte premtuar 500 borëpastruese.

Bardhi shkruan se mjete të tilla janë të pakta e për pasojë mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në vend.

“Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon.

Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet.

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.

Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë.

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve.

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë”, shkruan Bardhi.



2 Comments

  1. O cope Derr komentues me rroge i rilindjes.

    Sa i shpejte paske qene ti dalesh ne mbrojtje Kryeministrit tend. ?

    Ke pare ne perendim te shtyjne boren ne rruge traktor me goma e te shtyje boren more hajvan?????

    Ku eshte borepastruesja PROFESIONALE e kontraktoreve, KONCESIONAREVE dhe gjithe qelbesirave?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *