• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Shkodër, reagon drejtuesi i PD: Pse heshtni z.Kryeministër?

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ditën e sotme ishte pranë banorëve të përmbytur të zonës së Nënshkodrës.

Prej aty, Bushati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje situatës së krijuar, ndërsa shtoi se përveç përmbytjeve, situatën e ka rënduar shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

“Pse heshtni z. Kryeministër?!
Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.
Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!
? Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale”, tha Bushati.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *