• |
ide | kryesore

Ulja e temperaturave krijon vështirësi në rrugë, ARRSH: Mjetet po bëhen pengesë për borëpastruset e kripëhedhëset

-Instant, Lajme, Të fundit



Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes këto ditë kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është përkeqësuar.

Më tej në njoftim thuhet  se reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin.

Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.

Ndërkaq, në përfundim të njoftimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje qytetarëve të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të zbatojnë sinjalistikat rrugore.

 

 

 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë, kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar.

Reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin. Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.

Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin, mjetet lëvizin të papërgatitur me goma dimërore e pa zinxhirë.

Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë.

Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë drejtusëve, që të lëvizet vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos pengohemi për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës.

Ju lutem zbatoni sinjalistikën rrugore, lëvizni me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet!” , shkruan ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *