Një ndeshje me rivalitet, kjo dihej, e tregonte historiku. Por kjo nuk justifikon aspak skandalin në fushë mes dy skuadrave, që kanë harruar cfarë sporti luajnë, duke u përleshur e duke shpërndarë grushta e shkelma me njëri tjetrin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 e Superiores.
Në minutën e 60 të takimit, lojtarët janë përleshur me grushta dhe shkelma. Nuabueze mund të ketë qenë inisiatori, por sherri, ku është gjakosur Bekim Kuli, asistent/trajneri i Bylis, i ka përfshirë të gjithë. Carkanji dhe Nuabueze janë ndëshkuar me karton të kuq, por ky është një moment i paprecedentë, që pritet të ketë pasoje të rënda dhe dënime shembullore nga Komisioni i Disiplinës.